RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Tribuna per Jetimat
Auto Lider
Shëndetësi

Sëmundja e Malarias, kjo është gjendja në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike dhe grumbullimit të rasteve për periudhën e pasluftës në Kosovë (1999-2018) ka raportuar gjithsej 7 raste me Malarie, prej të cilave 2 rasteve të reja të sëmundjes së malaries në vitin 2018. Të dyja rastet janë të importuara nga nga shtetasit tanë të cilët në shtetet e Afrikës qëndrojnë për kohë të caktuar (Kongo dhe Nigeria).

Sipas IKSHP-së, situata epidemiologjike me malaria në Kosovën e pasluftës karakterizohet me paraqitje të herë pas hershme të rasteve sporadike, transmeton Indeksonline.

Malaria është sëmundje ngjitës, obligative transmisive, që përnga dekursi klinik mund të jetë akute apo kronike. Malaria ka shtrirje të gjerë gjeografike me koncentrim në zonat tropikale, subtropikale dhe ato me klimë të butë (kontinenti i Afrikës dhe Amerikës latine). Më shumë se një miliardë njerëz jetojnë në regjionet malarike, miliona prej tyre janë të infektuar dhe një numër i konsiderueshëm vdes nga sëmundja.

Malaria shkaktohet nga protozoa e gjakut e gjinisë Plazmodium. Njihen rreth 50 lloje të plazmodiumeve ku 4 prej tyre janë patogjene për njeriun;

Plazmodium malarie b. Plazmodium vivar c. Plazmodium falciparum d. Plazmodium ovale
Sëmundja e malarjes është e përhapur në zonat tropikale, subtropikale dhe ato me klimë të butë. Më shumë se një miliardë njerëz jetojnë në regjionet malarike, miliona prej tyre janë të infektuar dhe një numër i madh vdes nga sëmundja.

Pas pickimit të mushkonjës duhet të kalojë 7 deri 14 ditë për tu shfaqur shenjat e sëmundjes te njeriu. Sëmundja shfaqet me ethe të forta e me të dridhura, të cilat e zënë njeriun herë pas here zakonisht në mbrëmje. Pastaj shfaqet temperaturë e lartë 39-40oC, djersitje, fytyrë të skuqur, mundim, vjellje, kokëdhembje dhe shpejtim të pulsit. Te fëmijët sëmundja mund të shoqërohet me konvulzione për shkak të temperaturave të larta. I sëmuri i cili nuk mjekohet me kohë mund të bartë sëmundjen me gjakun e tij deri në tri vjet. Sëmundja bartet përmes gjakut të infektuar me transfuzion.

Sëmundja mjekohet me barna kundër malarjes të cilët shkatrrojnë parazitët e malarjes në gjakun e njeriut të sëmurë.

Nga malaria mund të sëmuren të gjithë pa dallim gjinie, moshe, race, profesioni apo përkatësie kombëtare poqese pickohen nga mushkonja që bartë me vete parazitin e malarjes.

Malaria më së shpeshti shfaqet në pranverën e vonshme, verë dhe vjeshtë. Për tu mbrojtur nga malaria duhet luftuar mushkonjat të cilat bartin sëmundjen,

Të gjithë personat që jetojnë në vendet ku ka mushkonja apo udhtojnë në vendet tropikale duhet të përdorin repelent) për të parandaluar pickimin nga mushkonjat. Duhet gjithashtu të aplikohen rrjetat rreth shtratit të gjumit në vendet ku ka mushkonja dhe nuk mund të mbrohemi ndryshe.

Mjekimi me antimalarik duhet të filloj posa të diagnostikohet sëmundja. Deri sot akoma nuk është zbuluar vaksinë efikase kundër malaries. Rastet e malaries pritet të kemi edhe në të ardhmen duke pasur parasysh se situata epidemiologjike me malaria në vendet endemike është e pasigurt. Në vitin 2016 në botë nga kjo sëmundje janë prekur 216 milion raste në 91 shtete me 445.000 raste fatale.

Problemi qëndron se pacientët në fjalë edhepse mjekohen dhe konsiderohen të shëruar janë potencialisht burim i infeksionit (bartës të shkaktarit të sëmundjes deri në 3 vjet).

Pasi janë bartës të infeksionit për 3 vjetët e ardhshëm, mundësia e paraqitjes së rasteve autoktone ekziston për shkak të presencës së mushkonjave Anopheles.

Të gjithë qytetarët tanë të cilët udhëtojnë në zonat endemike duhet t’i përmbahen rekomandimeve ndërkombëtare për marrje të masave parandaluese me marrjen e anti- malarikëve dhe gjithsesi para udhtimit të konsultohen me epidemiologët e Institutit Kombëtar.
Shtetasit e huaj me origjinë nga zonat endemike me malaria të cilët vijnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se nuk janë të infektuar me sëmundjen e malaries dhe për çdo shenjë klinike të paraqiten në Institutin Kombëtar për diagnostikim dhe te infektologu për trajtim.
Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të përgaditura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitharasteve të dyshimta në Malarie.

Situata epidemiologjike me Malarie është në kontrollë të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike./Indeksonline/

Postimet e ngjajshme

Vlerat ushqyese të qumështit

Kushtrim Guraj

Çfarë po ndodhë me shëndetin tonë!

Kushtrim Guraj

TIKA mbështetje për sektorin e shëndetësisë në Maqedoni

Kushtrim Guraj

Pikat për hundë nuk janë për fëmijë

Kushtrim Guraj

Zbulohet rreziku i ri i për kancerin e gojës

Kushtrim Guraj

Kolla, ja arsyet përse ju bezdis

Kushtrim Guraj

Lëngu i thanave mund të parandalojë infeksionet e sistemit urinar te fëmijët

Kushtrim Guraj

Sa shpesh mundë të aplikohet Hixhamja!?

Kushtrim Guraj

Përse duhet të hamë mjaltë me arra, ilaçin 100% natyror

Kushtrim Guraj