[There are no radio stations in the database]

Mirësjellja – Edukata fetare

Allahu i dalloi krijesat ndërmjet tyre në vlerë dhe i ngriti disa në shkallë të larta karshi disa të tjerave: “Zoti yt krijon ç’të dojë dhe zgjedh lirisht…” (El-Kasas: 67) Disa ditë dhe muaj i favorizoi karshi disa të tjerëve, dita e xhuma është dita më e mirë e javës, dita e Kurbanit Bajramit është dita më […]

Muslimanët janë unikë rreth asaj se sahabët (shokët e Muhamedit alejhi salatu ue selam) janë koka e evliave dhe më të mirët prej të devotshmëve, shëmbëlltyra e besimtarëve dhe krijesat më të mira të Allahut pas pejgamberëve dhe lajmëtarëve. Allahu i fisnikëroi me pamjen e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe shoqërimin e tij në […]

Allahu, azze ue xhel, në Kur’an thotë: “O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë […]

Allahu, azze ue xhel, i bëri njerëzit që të dallohen prej njëri-tjetrit në natyrë, mendime, synime, ideologji, karakter, dëshira, e kështu me radhë, dhe pa dyshim se kur dallohet prej njëri-tjetrit atëherë vjen deri në mospajtim mes tyre. Ky mospajtim mund të themi se është në kornizën e të pranuarës deri atëherë kur nuk bie […]

Allahu kur i përshkruan besimtarët prej robërve të Tij thotë: “Dhe kur dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i shmangen asaj, duke thënë: “Ne kemi veprat tona, ndërsa ju keni veprat tuaja! Paqja qoftë me ju! Ne nuk duam shoqëri me të paditurit”. (El-Kasas: 55) O muslimanë, me llomotitje nënkuptojmë të folurit kot, dërdëllisje dhe preokupim me […]

Ditët e Teshrikut, dita e njëmbëdhjetë, e dymbëdhjetë dhe e trembëdhjetë e Dhulhixhes, janë tri ditët që vijnë pas ditës së Kurban Bajramit. Ndryshe quhen edhe si ditët e Minës, ngase në këto ditë haxhilerët qëndrojnë në Mina, dhe njashtu janë ditë të gjuajtjes së guralecëve në Xhemarat. Ditët e Teshrikut janë quajtur me këtë […]

Dita e Arafatit është një nga dhjetë ditët e vlefshme të Dhulhixhes. Është dita më e mirë e dynjasë pas ditës së Kurban Bajramit, madje disa dijetarë e privilegjuan mbi ditën e Kurban Bajramit dhe disa të tjerë thanë se është dita e Haxhit të Madh, mirëpo më e saktë është se dita e Kurban […]

Të folurit për dijetarët e mëdhenj nuk është çështje e lehtë, sado që përpiqesh ta përfshish jetën e ndonjërit prej tyre lapsi yt është i pafuqishëm ta përshkruajë atë, dituria jote është e mangët, madje është e mundur që të fshihen prej teje gjërat më të rëndësishme dhe më ndikuese të jetës së tyre. Fragmentet […]

Kurban (el ud’hije – në gjuhën arabe) është emri i kafshës (deve, lopë, dele, dhi etj.), që theret në ditën e Bajramit dhe vijon edhe tri ditë të tjera që njihen si ditët e Teshrikut, në shenjë afrimi tek Allahu. Është quajtur me emrin “el ud’hije” , sepse koha e therjes së kafshës fillon në […]

O njerëz! Frikojuni Allahut dhe dijeni se qëllimi i krijimit tuaj nuk është tjetër përpos adhurimi i Tij. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë”. (Edh-Dharijat: 56) Allahu me këtë mesazh i porositi të gjitha krijesat: “O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar […]


[There are no radio stations in the database]