Lajme
Page: 128
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur sot në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz, transmeton Anadolu Agency (AA). Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit, nëpërmjet një konference të përbashkët për media me kancelarin Scholz ka thënë se ka kërkuar nga ai që ta ndihmojë Kosovën që të njihet nga sa më shumë shtete […]
Xhamia Ajasofja-i Kebir e Stambollit është vizituar nga më shumë se 104 mijë persona dje, ditën e parë të Fitër Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA). Guvernatori i Stambollit, qyteti më i populluar i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se Ajasofja ka parë më së shumti vizitorë që nga rihapja e saj për adhurim në vitin 2020. […]
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, transmeton Anadolu Agency (AA). Versioni i redaktuar i aktakuzës së re për ish-presidentin Thaçi dhe të tjerët është […]
Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror i kësaj feste u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, shoqëruar me këndim të Kuranit, selavate, tekbireve dhe ilahive. Fillimisht namazit të sabahut i priu kryetari i Këshillit të BI-së në Prishtinë, Hetem ef. Sopjani, ndërsa ligjëratën tematike kushtuar festës së Fitër-Bajramit […]
Ditët e bekuara të muajit te Ramazanit i kaluam, sot jemi në ditën e Fitër Bajramit. Me rastin e kësaj feste shprehim telegarame urime. Telegram urime për Fitër Bajram nga “Stafi i Rtv Pendimit” UROJMË QË KJO FESTË E MADHE, E CILA VJEN PAS MUAJIT TË SHEJTË E TË BEKUAR TË RAMAZANIT, MUAJIT TË SAKRIFICËS, […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, pritën sonte në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij. Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë muajit Ramazan. Ai uroi që sakrifica […]
Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëplotit! Falënderimi i takon Zotit të botëve, Atë e madhëron çfarë ka në Tokë e çfarë ka në qiej, Ai është i Gjithëpushtetshmi, Absoluti. Salavatet dhe selamet tona ia dërgojmë më të mirit të njerëzisë, Muhamed Mustafasë, familjes së tij të pastër dhe shokëve të tij besnikë. Të dashur besimtarë, […]
Sot, në këtë ditë të bekuar Ramazani dhe në prag të festës së Fitër-Bajramit, Avdyl Islam Shurdhaj me vëllezërit e tij nga Banja, dhuruan 28.25 ari vakëf për nevojat e Këshillit të BI-së së Malishevës. Ky vakëf u dhurua për shpirt të rahmetlikes Fatime Shurdhaj, dhe një pjesë e saj do të përdoret për varrezat […]
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) me rastin e muajit të Ramazanit vazhdon të shpërndajë në Shqipëri ndihma në pako ushqimore për familjet në nevojë, raporton Anadolu Agency (AA). Në aktivitetin e ndarjes së 500 pakove me ushqime për familjet në nevojë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatorja […]
Sonte në mbrëmje, pikërisht në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan, Bashkësia Islame e Kosovës ka pranuar një donacion vakëf prej dy hektarësh tokë nga familja Pacolli. Këtë e bëri të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ndër të tjerash theksoi se është kënaqësi për të dhe për familjen Pacolli që të […]