Shpërthim në Taksim të Istanbulit, të paktën 6 të vdekur dhe 81 të lënduar

Shpërthim në Taksim të Istanbulit, të paktën 6 të vdekur dhe 81 të lënduar

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë lënduar, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Istanbul, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.