
Kryetari i KBI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, vizitoi koordinatorin për çështje fetare pranë Ambasadës Turke
Prizren, 10 tetor 2026 – Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, së bashku me bashkëpunëtorë, vizitoi koordinatorin për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë, dr. Kadir Dinç.
Gjatë takimit, Valon ef. Ibrahimi e uroi dr. Kadir Dinç për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në vazhdimësi.
Me këtë rast, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve dhe rëndësinë e vazhdimit e forcimit të tij edhe në të ardhmen.
Dr. Kadir Dinç falënderoi kryetarin Ibrahimi për vizitën dhe urimet, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit institucional.
Takimi u zhvillua në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, me synimin për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërinstitucionale. /Rtv Pendimi/