RTV Pendimi
Probleme shpirtërore & shoqërore

PËR NJË PËRDITSHMËRI MË TË LUMTUR

1. Kur e lut Allahun, kërkoje nga Ai urtësinë dhe diturinë.
2. Mos diskuto për çështje materiale me atë që posedon shumë më shumë se ti apo edhe me atë që posedon shumë më pak se ti.
3. Mos mendo se të gjithë që punojnë e dinë çdo gjë rreth punës që e punojnë.
4. Kur të lajmëron ndokush se të do, mos i thuaj se jo nuk është ashtu.
5. Kur zemërohesh nga një person tepër i shtrenjtë te ti, shkruaja një letër dhe tregoji se pse ndien zemërim ndaj tij.
6. Kur shoku yt e humb një njeri të shtrenjtë për të, dërgoja një letër ku e lajmëron se ti je me të dhe pranë tij.
7. Kur të të bjerë në dorë një pasuri, ndihmoji atij që gjendjen e ka edhe më të keqe se tënden, dhe atëherë, menjëherë do të shohësh dallimin mes jush.
8. Rikujto! Edhe gjatë talljes dhe shakave, disa njerëz tregojnë gjëra të vërteta për veten e tyre.
9. Kur sëmuret ndonjë i vjetër në shtëpinë tënde, ndihmoji atij sikurse të jetë fëmijë i sëmurë.
10. Kur e kthen një libër që e ke marrë nga shoku, shkruaja brenda librit një letër falënderimi.
11. Kur i lutesh Allahut, asnjëherë mos i harro në lutje edhe prindërit e tu.
12. Rikujtoje se të gjithë kalojnë nëpër kohë të vështira ashtu siç kalon edhe ti nëpër to kohë pas kohe.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

KËSHTU BËHESH I LUMTUR

Irfan Jahiu

PASOJAT E MENDIMEVE TË SËMURA NË SHOQËRI

Irfan Jahiu

BARASPESHA E LUMTURISË SË VËRTETË

Irfan Jahiu

KULMI I ÇDO KULMI TË JETËS

Irfan Jahiu

TRI PERIUDHAT E JETËS QË TË BËJNË TË QESHËSH

Irfan Jahiu

SHPIRTI IM, TË LUTEM PËR HIR TË ALLAHUT TË MË SHPËTOSH!

Irfan Jahiu

ATA JANË TË RRALLË DHE TË MREKULLUESHËM

Irfan Jahiu

PYETJE QË NA NGUSHTOJNË TEPËR NË JETËN TONË

Irfan Jahiu

FALËNDERIMET E MIA TË PËRZEMËRTA

Irfan Jahiu