ÇUDITEM ME KATËR NJERËZ

Çuditem me katër njerëz që janë të humbur nga katër gjëra:

  1. Çuditem me atë që është sprovuar me ndonjë fatkeqësi se si e neglizhon ajetin: “…Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve!” (El-Enbija: 83) Dhe Allahu pas saj tha: “Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte…” (El-Enbija: 84)

  2. Çuditem me atë që u sprovua me pikëllim dhe brenga se si e neglizhon ajetin: “…S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”. (El-Enbija: 87) Dhe Allahu pas saj tha: “Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja…” (El-Enbija: 88)

  3. Çuditem me atë që u sprovua me frikë se si e neglizhon ajetin: “…Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i Mrekullueshëm!” (Ali Imran: 173) Dhe Allahu pas saj tha: “Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe e fituan kënaqësinë e Allahut…” (Ali Imran: 174)

  4. Çuditem me atë që është sprovuar me kurthet dhe të ligat e njerëzve se si e neglizhon ajetin: “…Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet.” (Gafir: 44) Dhe Allahu pas saj tha: “Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre…” (Gafir: 45)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU