RTV Pendimi
Goodlife
Royal
Auto Lider
Reklama e Fatmirit
Samet taurs
Politikan

Amir B. Ahmeti

Muslim Shop

Amir Ahmeti është i lindur me 14 .03. 1974 në Prishtinë, ku edhe kreu shkollën fillore dhe të mesmen Alaudin më 1992.

Studimet universitare i vazhdoi në Jordani, respektivisht në Fakultetin e Sheriatit, në Universitetin e Jordanit, në Amman, nga ku edhe u diplomua në vitin 2000 në drejtimin e Jurisprudencës islame.

Pas kthimit nga sudimet, punoi në disa organizata humanitare në shërbim të qytetarët e Kosovës të cilët ktheheshin në vatrat e tyre të shkatërruara nga lufta. Ndërsa periudhën më të gjatë me këto organizata e kalon në Institucionin Mikrofinanciar START 2002 – 2010. Institucion ky shumë i rëndësishëm i cili ndihmoi dhe ende vazhdon në zhvillimin e vendit ekonomikisht, duke dhënë kredi të vogla pa kamatë për rindërtim dhe biznese të vogla.

Gjatë kësaj periudhe Amir Ahmeti vazhdon studimet pasdiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ku me date 28 Shkurt 2007 mbron disertacionin dhe merr titullin Magjistër i Shkencave Juridike në drejtimin Kushtetues-Administrativ.

Në vitin 2007 zgjedhet kryetar i degës së Prishtinës të Partisë së Drejtësisë, me ç’rast bëhet edhe një ristrukturim dhe shtrirje e gjerë e PD-së në regjionin e Prishtinës. Ky organizim i kryesisë së re të degës bënë që PD-ja në zgjedhjet komunale të vitit 2007 të dyfishoj votat dhe të fitoi dy vende në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Amir Ahmeti ka qenë dy mandate këshilltar komunal në komunën e Prishtinës, respektivisht prej 2007 – 2009 dhe prej 2009 – 2011, por me rastin e zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjdhjet e vitit 2010, kalon nga KK i Prishtinës në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë vitit 2010 ka qenë zv.ministër i Administratës Publike.

Kurse gjatë periudhës 2011-2014 si deputet në Kuvendin e Kosovës ka qenë Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Anëtar i Komisionit për Legjislacion, poashtu gjatë punës së Komisionit për Reformën Zgjedhore (2011-2012) ka kontribuar si anëtar i komisionit.

Për shkak të mos implementimit të programit të PD-së dhe mos reflektimit të kryetarit të saj në këtë drejtim, Amir Ahmeti, në vitin 2012 përfundimisht largohet nga PD-ja dhe grupi parlamentar duke mbetur deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës për pjesen e mbetur të mandatit.

Si deputet i pavarur arin të udhëheq komisionin qeveritar për liritë fetare në Kosovë dhe pas një pune 7 mujore së bashku me dy anëtarët tjerë, mulla Sabri Bajgora dhe Habit Hajredini përpilojnë rekomandimet që qeveria duhet t’i implementoj rreth lirive fetare në Kosovë, por që fatkeqësisht mungesa e vullnetit qeveritar ato rekomandime nuk janë implementuar.

Amir Ahmeti ka të botuar shumë shkrime dhe analiza në revistat vendore dhe të huaja si dhe në gazetat ditore. Poashtu ka të botuar edhe 3 libra në fusha të ndryshme, 1. “Raporti ndërmjet Individit dhe Shteti – sipas legjislacionit të shtetit islam.”, 2. “Zgjedhjet Presidenciale në ShBA – drejt kontinuitetit apo ndryshimit të këtij sistemi zgjedhor” dhe 3. “Atlas i Botës Islame” (atlas gjeografik, ekonomik, politik e shoqëror, i ilustruar me harta dhe foto).

Përveç shqipes flet edhe anglisht, arabisht, boshnjakisht (serbo-kroatisht) dhe fillestar në turqisht.

Eshte i martuar dhe ka dy femijë (Uvejsi 10 vjeç dhe Rumejsa 7).

Postimet e ngjajshme

Dr . Gëzim Kelmendi

Kushtrim Guraj