VDIQ DUKE BERE SEXHDE

 
Këtë tregim e ka rrefyer dijetari i mirenjohur: Ali El Karni
Ne qytetin e Rijadit,nje plake 80 vjecare,kishte shoqeruar disa gra, por kur kishte pare se ato nuk perfitonin asgje nga kohet e tyre,ndenjat e tyre ishin”thashethene”,pergojim e shpifje ; filanja e shkurter , filanja e gjate ,filanja keshtu, filanja nuk e ka këtë,filanja është leshuar( shkurorezuar) ,filanja është martuar…,ishte larguar prej tyre.
 
Bisede,qe nese nuk i largon teresisht prej Allahut,Subhanehu ve teala, te pakten ua humbe kohen.Mu per këtë u nda prej tyre dhe rrinte vetem ne shtepi,duke e perkujtuar Allahun,subhanehu ve teala, ne mengjes e mbremje. I ishte shtruar nje sexhade,ne te cilen e kalonte pjesen me te madhe te nates.Kishte nje djale, qe vertet sillej mire me te,ishte bemires i madh me nene e vet,perveq te cilit pas Allahut,Subhanehu ve teala nuk kishte aske ne këtë dunja.
 
Nje nate prej neteve u ngrit dhe filloi te falej.Ne fund te nates- thote djali i saj- thirrte : O biri im,me jane paralizuar te gjitha gjymtyret perveq gjuhes.I thashe: Oj nena ime! Me lejo te dergoj ne spital? Tha: Jo,por me ul disi ketu.Thashe: Jo.Per Zotin do te dergoj ne spital.Allahu e shperblefte ishte kureshtar per t’u sjellur mire me nenen e vet.E morri dhe e dergoi ne spital.
 
U tubuan mjeket dhe cdo njeri mundohej sipas eksperiences qe kishte te beje dic por,deshtuan.
 
U munduan te bejne cmos por sherimi është ne doren e Allahut,Subhanehu ve teala .
 
Tha nena: Te bej be ne Allahun,subhanehu ve teala, te me kthesh ne sexhaden time ne shtepi.
 
E morri dhe e dergoi ne shtepi.I ndihmoi te merrte abdes pastaj e ktheu ne sexhaden e saj. Filloi te falej.
 
Thote djali i saj-Allahu e shperblefte- 😛 ak para namazit te sabahut me thirri nena dhe thoshte: O Biri im! Po te le emanet tek Allahu,subhanehu ve teala,, i Cili nuk i humbe emanetet.Deshmoj se nuk ka zot tjeter perveq Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i derguar i Tij ( La Ilahe Il-la Allah Muhammedun Resulullah). Ia dorzoi shpirtin Zotit te saj.
Djalit te saj nuk i mbet tjeter perveq qe t’a pastroj,duke qene ajo ne forme te sexhdes,e veshi ne qefin ndersa ajo ishte ne forme te sexhdes,e barten per t’ia falur namazin e xhenazes ndersa ajo ishte ne forme te sexhdes,e barten ne tabut ndersa ajo ishte ne forme te sexhdes,e sollen tek varri ndersa ajo ishte ne forme te sexhdes,ia zgjeruan varrin qe te vorrosej duke qene ne sexhde… Kush vdes ne nje gjendje ringjallet ne po atë gjendje ,dhe ajo loke inshaAllah do te ringjallet duke i bere sexhde Zotit te saj!!!
 
Marre nga: http://www.hadim.com
Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami
21/12/04, e marte (pak para namazit te akshamit)
Brunei Darussalam