UDHËZIMI I AHMEDIT

Në një prej qendrave islame në Itali, sheh një djalë italian që Allahu i ka dhënë bukuri, kishte mjekërr dhe fytyra e tij ndriçonte si margaritar. Emri i tij ishte Ahmed. Si erdhi në qendrën islame, dhe cili është tregimi i tij, rrëfehet Ahmedi në veten e parë.

Jetoja në qytetin e Milanos dhe atëherë isha 23 vjeçar. Jetoja në errësirën e injorancës, trashëgova nga babai i cili vdiq, një shumë të madhe parash, pallate, fabrika dhe vetura luksoze, sa që llogariteshim prej familjeve të pasura në Itali. Në pallat jetoja vetëm me nënën dhe motrët time.

Asnjë ditë të jetës time nuk e kaloja pa femra të reja, gjitha llojet e drogave dhe alkool. Kur kthehesha në pallat duke qenë i dehur, e gjeja nënën time para meje duke më pritur, filloja ta godisja fortë, shkoja në dhomën time dhe flija. Kështu veproja sa herë që kthehesha, ndërsa nëna filloi të fshihet nga unë derisa të kthjellem.

Kur dilja nga shtëpia me veturen time të shtrenjtë, tek porta takoja dhjetëra vajza prej atyre më të bukurave që donin të vinin me mua, dhe kënaqesha me atë që e kishte fat ta zgjedhja për at ditë, ndërsa në ditën tjetër e ndërroja.Megjithëkëtë nuk ndihesha i lumtur asnjë ditë, përkundrazi ndihesha i mërzitur, sikur gjoksi më ngushtohej, kisha një fytyrë të zymtë dhe i nervozuar.

Një ditë dola në një kafiteri në kohën e drekës, nuk deshta të marr asnjë prej vajzave me vete, bleva një gazetë dhe porosita një kafe. Derisa po lexoja gazetën në terracën ku afër kalonin njerëzit, një njeri qëndronte pas shpinës sime i heshtur.Unë nuk ktheva kokën, sepse ai kërkonte nga unë t’ia jap 100 lira borxh, të cilat pas një muaji do të mi kthente. Njëqind lira italiane nuk vlejnë aspak.

Prap se prap nxorra 100 lira dhe ktheva dorën prapa që t’ia dhuroj duke mos kthyer kokën fare në drejtim të tij, dhe kërkova nga ai të ikë menjëherë pasi i kisha mërzi lypësit. Vazhdova kështu dhe pas një muaji, isha në të njejtën kafiteri duke pirë kafe si zakonisht, kur ja i njejti njeri i cili pat vendosur dorën e tij pas shpinës time. Ishte vigan, me mjekërr të madhe të bardhë dhe mes nesh fillo dialogu.

Ahmedi: çka dëshiron?

Njeriu: huazova nga ti 100 lira para një muaji. A nuk e kujton? Ja, merri. Këto janë të hollat e tua dhe nxorri 100 lira.

Ahmedi: (me nerovizizëm). A je i çmendur ti, o i marrë! A e din se ai që merr këtë shumë të thjeshtë nuk e kthen prap edhe nëse e ka marrë borxh?

Njeriu: (ia kthen me qetësi). Po, por feja ime më urdhëron ta kthej borxhin, edhe nëse është në shumë të vogël.

Ahmedi: (i hidhëruar). Cila është feja yte?

Njeriu: Islami.

Ahmedi: Islami!!! Por, islami është fe e vrasjeve, derdhjes së gjakut, terrorizmit dhe prapambeturise.

Njeriu: Islami është rrugë e jetës dhe lumturisë për atë që e praktikon ashtu si duhet dhe drejtë.

Ahmedi thotë: Dëgjova fjalën “lumturi” nga njeriu që iu kishte zbardhur mjekrra, ndërsa në fytyrën e tij kishte një buzëqeshje që do të doja ta shpenzoja gjithë pasurinë . Thash në vete do të shpenzojë gjithë pasurinë që të paktën të ndjehem vetëm një herë i lumtur dhe i kënaqur sikurse ky. Në dorën e tij pashë një libërth dhe e pyeta çka është ajo?

Njeriu: disa fjalë rreth islamit.

Ahmedi: I morra nga dora e tij dhe i thash: a mund t’i lexoj?

Njeriu: Po, ajo është e ytja.

Ahmedi: shkoi dhe nuk e ktheu kokën, ndërsa unë e thirra dhe e pyeta: a banon këtu afër? U përgjigj: po.

Ahmedi: ky është vetëm një libërth. Dua të lexoj më shumë.

Njeriu: çdo ditë do të të sjellë nga një libërth të ri që flet rreth islamit po në këtë vend, derisa ti të pish kafen tënde.

Ahmedi filloi t’i kushtojë rëndësi të madhe prezentimit në ate kafiteri ashtu që të lexoj libërthin e ri rreth islamit.

Ahmedi ishte i rregullt në kafe, dhe pasi lexoi dhjetë sosh përafërsisht, Allahu ia hapi gjoksin dhe pranoi Islamin në qendrën islame duke dëshmuar dy dëshmitë.

Ahmedi: ndërrova emrin në Ahmed, dhe fillova të mësoj fenë islame dhe ta praktikoj metodologjinë e tij.

Nëna ime filloi të sheh ndryshim në mua, sepse kur futesha në pallat shkoja drejt në dhomën e saj, dhe në vend që ta godisja, siç bëja herave të tjera, e puthja dhe kështu veproja sa herë që e takoja.

Një ditë më ndaloi dhe e frikësuar më pyeti: çka po ndodhë me ty biri im? Ndërkohë që ajo po shihte se mjekrra fillonte të rritej dita-ditës në fytyrën time.

E pyeta : pse po merakosesh nëna ime?

Nëna ma ktheu: më pare kur futeshe në pallat me godisje, ndërsa tash më puthë duart dhe kokën time. Po bën kështu çdo ditë. Ka ndodhur diçka?

Ahmedi: po. Kam hyrë në fenë Islame.

Nëna: feja të ka urdhëruar të më puthësh mua?

Ahmedi: Po. Dhe më ka urdhëruar të bej bamirësi ndaj teje.

Nëna më tha: dua të hy në këtë fe?

Nëna ime pranoi islamin, kryqi i varur në mur u zëvendësua me emrin e Allahut, bleva një Kur’an të përkthyer në gjuhën italiane dhe e vendosa atë në dhomën time.

Një ditë prej ditëve posa u futa në dhomën time pashë motrën që po lexonte Kur’anin me vëmendje dhe çudi…, dola e ajo as që më vërejti. Hyri në islam pa i thënë unë asnjë fjalë.

Për çudi, posa hyra në fenë islame dhe fillova ta praktikoj atë, mu largua dëshira për drogë dhe alkool pa shkuar në spital apo ndonjë vend tjetër. Kështu që mësova se islami pastron dhe shlyen të kaluarën, m’u shtua besimi dhe bindja dhe u kapa fortë për Allahun.

Ahmedi i hidhëruar thotë: kam kaluar jetën time në kënaqësi, epshe dhe kufër, ndërsa armiqët e islamin bënin kurthe për muslimanët, e luftonin fenë e Allahut, shkaktonin fitne, dhe shpifnin për Allahun.

Pasi kam kuptuar të vërtetën do ta shpenzoj gjithë pasurinë time dhe jetën që më ka mbetë për përhapjen e Islamit në Itali edhe nëse këtë e urrejnë mosbesimtarët.

Tregon: Shejh Halid Beker

Përshtati: Valdet Kamberi