Torte -keks

artikuj

Nevojiten:

  • 1/2 kg biskota,
  • 100 gr sheqer pluhur,
  • 250 gr margarinë të zbutur,
  • 2 vezë,
  • 150 gr çokollatë,
  • 100-150 gr arra të bluara,
  • 2 dcl qumësht.

 

 

Margarina e zbutur tundet me sheqer pluhur.

Shtohen të verdhat e vezëve, çokollata e shkrirë dhe arrat e bluara.

Nga 4 biskota në tri radhë ulen në qumësht të vakët të ëmblësuar me një lugë sheqer dhe lyhen me kremin e përgatitur.

Njëlloj veprohet me tërë masën e biskotave dhe të kremit deri në fund (zakonisht 4 radhë) kur duhet e tërë torta të lyhet mbi dhe anash me krem.

Mbi hidhen arra të bluara. Pasi të ftohet mirë,torta pritet në katrorë.Ju bëftë mire./kuzhina shqiptare/