Tavë me domate dhe kunguj

Tavë me domate dhe kunguj

Përbërësit (për 4 persona)
1 lugë vaj ulliri
1 qepë e madhe e prerë në feta
1 thelb hudhër, grirë imët
450 gr domate (preferohen të vogla dhe të një madhësie)
450 gr kunguj të vegjël
1 lugë çaji rigon
2 lugë djathë kaçkavall i grirë
kripë, piper sipas dëshirës

Përgatitja
1. Ndizeni furrën në 180 gradë. Në një tigan nxehni vajin e ullirit, dhe gatuani fetat e qepës dhe hudhrën derisa të zbuten dhe të artësohen. Kalojini qepët në fundin e një tave të vogël për pjekje.
2. Pritini domatet në feta rreth 7-8 mm secila, të barabarta. Nëse domatet janë të mëdha, pritini fetat në dysh.
3. Pritini kungujt në feta rreth 1 cm të trasha.
4. Rregullojini fetat e kungujve dhe domateve në tavë mbi qepët, duke i alternuar sipas dëshirës. Gjithmonë mund edhe t’i vendosni mbi njëra-tjetrën pa i rregulluar në mënyrë të caktuar. Spërkatini njëtrajtësisht me rigon, djathin kaçkavall të grirë dhe kripë & piper. Hidhuni sipër pak vaj ulliri, pastaj piqini në furrën tashmë të nxehtë për rreth 25 minuta.