Sony e ka prezantuar telefonin e saj të parë me 64-bit CPU, përkatësisht modelin e paralajmëruar edhe më herët – Xperia M4 Aqua. Me këtë telefon, Sony synon të marrë tregun e përdoruesve mesatar, duke ofruar lidhjen me rrjetin LTE.
Xperia M4 Aqua është edhe rezistent ndaj pluhurit dhe ujit dhe me vete sjell kamerën me 13MP si dhe baterinë që mund të jetojë deri në dy ditë.
Më saktë, Xperia M4 Aqua ofron ekranin me 5-inç në 720p, 2GB RAM, procesorin octa-core Snapdragon 615 CPU, kamerën e pasme me 13MP dhe sensorin Exmor RS, kamerën e përparme me 5MP dhe 2,400mAh në bateri.
Xperia M4 Aqua do të ofrohet në opsionet me 8 dhe 16GB memorie të brendshme, portin për microSD, rrjetin LTE dhe dissa karakteristika tjera të avancuara që e bëjnë këtë telefon mjaft të dëshiruar për segmentin e synuar. (Telegrafi)