Pijet që duhet të konsumoni për një memorie të fortë

Shpesh ne kemi dëgjuar se të përdorësh sa më shumë pije është mënyra më e mirë për të pasur një shëndet të mirë. Pijet janë një produkt i shëndetshëm në organizmin tone. Një rol të rëndësishëm në organizmin tonë kanë pijet të cilat lidhen me prejardhjen e tyre bio, disa nga këto pije janë;

Çaji

Është e vërtetuar se teina e cila gjendet në çajin e zi, gjelbër ose të bardhë e stimulon trurin dhe në atë mënyrë e zmadhon aftësinë për të mbajtur mend më shumë, e forcojnë koncentrimin, motivimin dhe durimin.

Lëngu i mollës

Molla gjithmonë është e njohur si frutë i shëndetshëm por dhe është e vërtetuar se ndihmon edhe për një kujtesë më të mirë. Lëngu i mollës e zmadhon prodhimin e neurotransmetuesve themelore në tru, që rezulton me memorie më të mirë.

Kafja

Kafeina si përbërës kryesor i saj mund ta përmirësojë kujtesën, një filxhan ose dy maksimum tre në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundja e Alzhajmerit, diabetit dhe sëmundjet e zemrës.

Lëngu nga panxhari, është shumë ushqyes një gotë lëng panxhari në ditë e ruan shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe e përmirëson qarkullimin. Panxhari në mënyrë drastike mund ta zvogëlon tensionin e lartë të gjakut si dhe të zmadhojë qarkullimin e gjakut në tru./shendetesia.al/