TM4: Apple e merr kreun nga Samsung, në nivel global

Modelet e reja të telefonave të mençur të Apple, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë qenë tepër popullor në treg, dhe tani sipas një raporti të fundit thuhet se Apple shiti më shumë telefona të mençur në tremujorin e katërt të 2014 se rivali i saj kryesor Samsung.

Herën e fundit kur Apple ishte numër me dërgesat e telefonave të mençur në nivel global ishte në 2011, thotë raporti i ri i Gartner.

Sipas njoftimit të dhënave nga Gartner, Apple ka shitur një total prej 74.8 milionë telefonave në tremujorin e katërt të 2014, duke i dhënë kompanisë një pjesëmarrje të tregut prej 20,4 për qind, në krahasim me Samsung që ka arritur të shesë 73 milionë telefona të mençur në tremujorin e njëjtë e cila i ka dhënë kompanisë një pjesëmarrje globale prej 19,9 për qind.

Nëse e krahasojmë këtë tremujor me tremujorin e njëjtë në 2013, Samsung kishte 29,5 për qind të tregut global me 83 milionë njësi të shitura të telefonave, ndërsa Apple kishte 17,8 për qind të tregut me 50 milionë njësi të iPhone të shitur në atë kohë. (Telegrafi)