PËR NJË PËRDITSHMËRI MË TË LUMTUR!

1. Kur e lut Allahun, kërko nga Ai urtësinë dhe diturinë.

2. Mos diskuto për çështje materiale me atë që posedon shumë më shumë se ti, apo, edhe me atë që posedon shumë më pak se ti!

3. Mos mendo se të gjithë që punojnë e dinë çdo gjë rreth punës që e punojnë.

4. Kur të lajmëron ndokush se të do, mos i thuaj: Jo nuk është ashtu.

5. Kur zemërohesh nga një person tepër i shtrenjtë tek ti, shkruaja një letër dhe tregoi se pse ndjen zemërim ndaj tij.

6. Kur shoku yt e humb një njeri të shtrenjtë për të, dërgoja një letër ku e lajmëron se ti je me të dhe pranë tij.

7. Kur të bie në dorë një pasuri, ndihmoji atij që gjendjen e ka edhe më të keqe se tënden, dhe atëherë, menjëherë, do të shohësh dallimin mes jush.

8. Rikujto! Edhe gjatë talljes dhe shakave, disa njerëz tregojnë gjëra të vërteta për veten e tyre.

9. Kur sëmurët ndonjë i vjetër në shtëpinë tënde, ndihmoji atij sikurse të jetë fëmijë i sëmurë.

10. Kur e kthen një libër që e ke marrë nga shoku, shkruaja brenda librit një letër falënderimi.

11. Kur i lutesh Allahut, asnjëherë mos i harro në lutje edhe prindërit e tu.

12. Rikujto se, të gjithë kalojnë nëpër kohëra të vështira ashtu siç kalon edhe ti nëpër to, kohë pas kohe.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU