PËR KURBAN BAJRAMIN

Dita e Kurban Bajramit
Vëllezër po na afrohet,
Zemra e çdo muslimani
Ato ditë do të gëzohet.
 
Lusim vëllezërit tanë
Kudo që të janë,
Të ndihmojnë të tjerët
Që në kushte të vështira janë.
 
Se nuk ka ma keq
Ore vllaznit e mij,
Dikush me i pasë të gjitha
E tjetri bukë mos me u ngi.
 
Duke ndihmu njëri-tjetrin
Zoti begatitë na i shton,
Nëse shikojmë vetëm për veti
I Madhërishmi na denon.
 
Vëllezërve tanë që këto ditë
Që kan shkuar n`qabe HAXHI,
ZOTI UA PRANOFTË LUTJET
Shëndosh e mirë u kthefshin n`shpi.
 
 – ME FAT O VLLAZËN
FESTA E KURBAN BAJRAMIT,
GËZIME NË FAMILJET TUA
MA PAK LOT VATANIT.
 
      SABRI VILANCI..: 10:10.2013: VUSHTRRI