Mos shiko në madhështinë e gjynahut tënd … po shiko se kujt i bën gjynah?!
Mos shiko në madhështinë e nënshtrimit tënd … po shiko se sa ishe i sinqertë?!
Mos shiko në sasinë e diturisë tënde … po shiko se sa punove me të?!
Mos shiko në numrin e këshillave që i pranove … po shiko se sa u vetëdijesove me to?!
Mos shiko në numrin e shumtë të shokëve … po shiko se sa nga ta u përmisove?!
Mos shiko në shtimin e pasurisë … po shiko se sa ke dhënë si lëmoshë?!
Mos shiko se sa shumë e përmende Allahun … po shiko se sa herë gabove ndaj Tij?!
Mos shiko në sasinë e asaj që e shpreson nga furnizimi … po shiko se sa iu frikove Allahut në të?!
Mos shiko në numrin e madh të fëmijëve … po shiko se sa nga ta i edukove.
Mos shiko në lavdërimin e njerëzve që u përmisove … po shiko se ti sa përmisove.
Mos shiko në ndershmërinë e prejardhjes tënde … po shiko se sa ishe modest.
Mos shiko në përsosmërinë e shëndetit tënd .. pos shiko se sa falënderove.
Mos shiko në egërsinë e armiqve tu … po shiko se ti për hir të Allahut, sa mbrojte.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU