HTC prezanton edhe One M8s

HTC ka prezantuar një tjetër model të ri të telefonit, përkatësisht modelin HTC One M8s, që është një version i përditësuar i HTC One M8 që do të shitet në Evropë.

HTC One M8s vjen me ekranin prej 5 inç në Full HD me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve dhe pajisja është e mbështetur nga procesori 8 core Qualcomm Snapdragon 615.

Karakteristikat e tjera të HTC One M8s përfshijnë edhe 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, ndërsa në telefon gjithashtu është edhe porti për kartelën microSD i cili do ta mbështesë zgjerimin e hapësirës deri në 128GB.

Në pjesën e përparme, One M8s sjell kamerën me 5MP për selfie dhe video, ndërsa në pjesën e prapme telefoni ofron kamerën me 13MP, HTC Duo, baterinë me 2840 mAh bateri, WiFi, Bluetooth, NFC dhe 4G LTE.

HTC One M8s vjen me Android 5,0 Lollipop dhe përmban versionin e fundit të HTC Sense, ndërsa mimi i këtij modeli është 380 euro. (Telegrafi)