Majdanozi është i mirë për kurim të fytyrës, posaçërisht kundër piklave në trup dhe leqeve në fytyrë, sepse është i pasur me vitaminat C dhe A, po edhe me shumë minerale.
Që të keni një fytyrë të pastër dhe të shëndetshme, duhet të përdorni tonik majdanozi të bërë në kushte shtëpie.
Toniku pastron thellësisht lëkurën dhe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinit në lëkurën e fytyrës.
Për ta përgatitur këtë përbërje, nevojiten tre lugë majdanoz të prerë imët dhe 200 ml ujë. Zieni majdanozin në ujë për rreth 15 minuta dhe pasi të ftohet përbërja, kullojeni dhe me ndihmën e pambukut, masazhoje në fytyrën tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje.
Lëreni fytyrën më këtë përbërje për disa minuta dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët.