Lajme
Page: 182
Sipas kalendarit hënor tanimë gjendemi në muajin e Shenjtë të Ramazanit, periudhë kjo më e veçuar prej myslimanëve pasi që është një periudhë ku të gjithë besimtarët e fesë islame agjërojnë, duke u ndaluar nga ushqimi dhe pija për një muaj rresht. Njëkohësisht sot janë falur edhe teravitë e para që është një rit më […]
Në xhamitë në Shqipëri dhe Kosovë është falur namazi i teravisë së parë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA). Shumë besimtarëve të kryeqyteteve Tiranë dhe Prishtinë, por edhe të qyteteve të tjera, pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), duke marrë masa mbrojtëse janë tubuar nëpër xhami […]
Ndryshe nga disa vende të tjera të rajonit, ku ora policore zbatohet në orët më të vona, në Maqedoninë e Veriut besimtarët muslimanë nuk kanë mundësi të falin namazin e teravisë për shkak të masave kundër koronavirusit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nënshkruan kontratën e bashkëpunimit për rindërtim me Bashkësitë Islame të Diasporës. Kontrata është nënshkruar midis; -H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, -Z. Mehas ALIJA, Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ)/Dachverband der Albanisch-Islamischen Gemeinschaften in der Schweiz (DAIGS). -Z. Vahidin BELULI, Kryetar i Bashkësisë Islame të Austrisë […]
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë më 13 prill 2021. Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të […]
Në Kosovë po vazhdon vaksinimi kundër Covid-19. Por në pak ditë nis muaji i shenjtë i Ramazanit dhe besimtarët janë në mëdyshje nëse duhet marrë vaksinën gjatë kësaj kohe. I pari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, thotë se vaksina kundër koronavirusit nuk prish agjerimin. “Edhe ky Ramazan do të jetë në kushte jo normale. Besimtarët […]
Pas një mjekimi të vazhdueshëm, ju njoftojmë se gjendja e hoxhës Fadil Musliu është përmirsuar shumë dhe hoxha shumë shpejt pritet ti kthehet jetës normal. Rtv Pendimi ka kontaktuar me hoxhën e nderuar i cili ka thënë se “Pas mjekimit që pata për virusin Covid po e shoh se gjendja ime shëndetsore është përmirsuar dhe […]
Sot, një grup i studentëve nga qyteti i Mitrovicës, zhvilluan një aktivitet vullnetar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ku si shenjë mirëseardhje për këtë muaj, ata kanë shperndarë falas fletushka edukative, si dhe nga një pako hurma për mitrovicasit. Një shembull i jashtëzakonshëm vullnetarizmi për gjithë shoqërinë, veçmas e qytetin tonë, gjersa […]
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku u diskutua për përgatitjet finale për muajin e Ramazanit dhe për situatën aktuale nga pandemia Covid-19, në të cilën gjendet vendi ynë. Nga e marta të gjithë besimtarët myslimanë në trojet shqiptare do të presin muajin e Ramazanit, muaj ky në të […]
Nën këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore, si dhe nën respektimin e rreptë të protokollit të pandemisë COVID-19, në mënyrë solemne është përuruar xhamia “Hoxhë Shuajb Arnauti” në Prishtinë. Në hapje të kësaj xhamie morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu, Naim ef. Tërnava me stafin e tij, ambasadori i Katarit Ali bin […]