Gjermani, aktivistja sudaneze fillon një aksion për t’u dhënë azil refugjatëve afganë

Gjermani, aktivistja sudaneze fillon një aksion për t’u dhënë azil refugjatëve afganë

Në Gjermani, aktivistja sudaneze, Napuli Langa, organizon një aksion për azilkërkuesit afganë për t’u dhënë azil, transmeton Anadolu Agency (AA).

Langa, e cila nisi një protestë duke u ngjitur në një pemë në Oranienplatz në Kreuzberg në vitin 2014 për të protestuar ndaj politikës së Gjermanisë për refugjatët, këtë herë përsëri u ngjit në pemë për të mbështetur refugjatët afganë.

Ajo, e cila u ngjit në pemë me një azilkërkues afgan, deklaroi se dëshiron që të jepet e drejta e azilit për azilkërkuesit afganë dhe kërkoi një program pranimi shtetëror nga qeveria provinciale në këtë fushë.

Langa hapi një pankartë ku shkruhej “E drejta e secilit për të qëndruar” dhe bëri thirrje për solidaritet për të gjithë azilkërkuesit.