“Talibanët i kanë kërkuar Turqisë të drejtojë aeroportin e Kabulit me kusht që të ruajë kontrollin e sigurisë atje”, tha Rexhep Tajip Erdogan.
“Çfarë thonë talebanët në lidhje me çështjen e aeroportit? Ata thonë na jep sigurinë, por ti e përdor atë”.
Ai shtoi se do të merrte një vendim nëse Turqia mund të drejtonte apo jo aeroportin sapo të mbizotërojë qetësia, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, është dukur gjithnjë e më pak e mundshme që Turqia të pranojë ta bëjë këtë që nga e mërkura, kur filloi të tërheqë afërsisht 500 trupat e saj jo luftarake nga Afganistani.