Parukierët vullnetarë nga Suedia kujdesen për flokët e vajzave jetime në Idlib

Parukierët vullnetarë nga Suedia kujdesen për flokët e vajzave jetime në Idlib

Parukierët vullnetarë të ardhur nga Suedia në Idlib të Sirisë kujdesen për flokët e fëmijëve që kanë humbur prindërit në sulmet e regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Me mbështetjen e Gjysmëhënës së Kuqe Turke, ekipi vullnetar “For Children Smile” me qendër në Suedi gëzuan duke u gërshetuar flokët 60 vajzave jetime që qëndrojnë në Shtëpinë e Fëmijës së Gjysmëhënës së Kuqe Turke në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Emine Taş, përgjegjësja e ekipit “For Children Smile”, në një deklaratë për AA tha se kanë dhënë mbështetje për fëmijët jetimë duke ardhur nga Suedia me parukierë vullnetarë.

“Projektin e kanë mbështetur edhe parukierë të famshëm në Suedi”, tha Taş e cila shtoi se “Lajmë, presim dhe gërshetojmë flokët e fëmijëve jetimë në Idlib”.

Ajo njoftoi se pas kujdesit flokët e fëmijëve i kanë zbukuruar me kapëse flokësh.

Shahd Muhammed një prej fëmijëve tha se është e gëzuar për gërshetimin e flokëve. “Gjysmëhëna e Kuqe Turke na gëzoi shumë. I dua shumë njerëzit nga Turqia. I falënderoj për çdo gjë që bëjnë për ne”, tha Muhammed.

Ndërsa edhe 10-vjeçari Muhammed el Atrash tha se “Nuk kemi berber në kamp. E duam Turqinë dhe e falënderojmë”.