Lajme
Page: 147
Libani ka mbetur pa furnizim me energji elektrike pasi dy stacionet e mëdhenj të prodhimit janë mbyllur për shkak të mungesës së furnizimit me naftë. Mungesa e energjisë do të vazhdojë për disa ditë thonë zyrtarët e qeverisë së këtij vendi. I gjithë rrjeti i furnizimit me energji ka ndaluar së punuari ndërsa nuk pritet […]
Në bazë të rritjes dy mujore, çmimet globale të ushqimit në shtator arritën mesataren e tyre më të lartë mujore që nga tetori i vitit 2011, njoftoi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO), transmeton Anadolu Agency (AA). Indeksi mujor i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s ishte mesatarisht 130 pikë, duke u […]
PRISHTINË (AA) – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e Kosovës ka marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidumping ndaj disa produkteve të importuara nga Serbia, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministrja e MTI-së, Rozeta Hajdari nëpërmjet një konference për media sot tha se vendimi lidhet me importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë si dhe […]
Në Këln, ku ka një komunitet të madh turqish dhe myslimanësh, ditëve të premte ezani i drekës mund të këndohet me altoparlant, ka thënë kryetarja e bashkisë, Henriette Reker. Kryetarja e bashkisë së Këlnil, Henriette Reker njoftoi se si pjesë e projektit pilot 2-vjeçar, thirrja për namaz (ezani) mund të bëhet në qytete sipas rregullave të caktuara, mbështetur […]
Palestinezët protestuan në Kudsin Lindor nën pushtim kundër vendimit të gjykatës izraelite i cili lejon që hebrenjtë të kryejnë “adhurim në heshtje” në Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA). Namazi i xhumasë u fal nga rreth 50 mijë palestinezë në Xhaminë Al-Aksa. Pas namazit një grup i palestinezëve protestoi në Xhaminë Al-Aksa kundër vendimit të […]
Imami Ahmet Aydemir dekoroi pjesën e brendshme të xhamisë në Nevsehirli të Turqisë me lule dhe e ktheu atë në një kopsht botanik, raporton Anadolu Agency (AA). Aydemir, i cili filloi të punojë në Xhaminë Taslibel në Qarkun Esentepe në vitin 1992, nga viti 1995 filloi të sillte lule në xhami pasi i kishte si […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, i organizuar nga presidenca sllovene e Këshillit të BE-së, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës (ZKM), kryeministri Kurti në këtë samit theksoi rëndësinë që Ballkani Perëndimor dhe BE-ja […]
Trupi Koordinues Kombëtar për Regjistrimin e Popullit Turk në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për “shkelje të të drejtave të komunitetit turk në vend gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë”, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke theksuar se e kanë ndjekur në mënyrë aktive procesin, ky grup e cilëson si të parakohshme deklaratën e drejtorit të […]
Qeveria izraelite planifikon të ndërtojë 10 mijë njësi të reja vendbanimi pranë zonës Qalandia në Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA). ‘Channel 13’ raportoi se Bashkia e Kudsit e kontrolluar nga Izraeli planifikon të ndërtojë njësitë e reja të vendbanimeve në tokën e aeroportit të braktisur ndërkombëtar të Kudsit në Qalandia pranë zonës […]
Karikaturisti suedez Lars Vilks, i njohur për antiislamizmin e tij, dhe dy truproja u dogjën për vdekje pas një aksidenti automobilistik. Lars Vilks dhe dy truproja vdiqën në një aksident me makinë, njoftoi gazeta suedeze “Dagens Nyheter”. Shefi i policisë Anders Thornber konfirmoi incidentin në një deklaratë dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e […]