Në veri të Sirisë vazhdon projekti i filluar nga Turqia për ndërtimin e shtëpive

Në veri të Sirisë vazhdon projekti i filluar nga Turqia për ndërtimin e shtëpive

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e shtëpive të filluara në territorin e Sirisë me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare të ndihmës dhe organizatave të shoqërisë civile turke (OJQ), raporton Anadolu Agency (AA).

Me financimin e organizatave ndërkombëtare të ndihmës dhe organizatave të shoqërisë civile turke (OJQ), po përparon me shpejtësi projekti i shtëpive me blloqe të iniciuar nga Turqia, e cila pret miliona civilë për shkak të luftës civile në Siri.

Në kuadër të projektit, shtëpitë me blloqe po ndërtohen në rajonet e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në Idlib në veri të Sirisë.

Projekti i shtëpive po kryhet nën udhëheqjen e këshillave vendorë të formuar me mbështetjen e Turqisë dhe nën koordinimin e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Të ndërtuara horizontalisht dhe vertikalisht, shtëpitë janë projektuar si 1+1 dhe 2+1.

Shtëpitë me blloqe të ndërtuara si projekte banimi masive, do të shfaqen si qytete të reja në zonat e sigurta.

Në këto qytete do të ketë shkolla, spitale, parqe lojërash dhe xhami.

Shtëpitë me blloqe që po ndërtohen në veri të vendit u filmuan nga ajri nga AA.