
Kosova renditet ndër pesë vendet më të sigurta në Evropë, zë vendin e 14-të në botë –
Kosova është renditur ndër pesë vendet e para në Evropë dhe në vendin e 14-të në nivel global në Indeksin e Ligjit dhe Rendit për vitin 2025, të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Gallup.
Sipas raportit, Kosova ka marrë 90 pikë në vlerësimin e perceptimit të sigurisë personale dhe besimit të qytetarëve në rendin dhe ligjin, duke tejkaluar edhe mesataren globale.
Pas publikimit të raportit, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, e cila ka thënë se ky vlerësim pasqyron forcën e institucioneve dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen e sigurisë publike.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë, duke theksuar se rezultati është fryt i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të vazhdueshëm të zyrtarëve në shërbim të qytetarëve.