RTV PENDIMI

Lajme

Ndërron jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe WAM njoftoi vdekjen e Al Nahyan-it, duke cituar Ministrinë e Çështjeve Presidenciale.

“Lajmi se Al Nahyan ndërroi jetë të premten në moshën 74-vjeçare iu njoftua njerëzve të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendeve arabe dhe islame dhe mbarë botës”, citohet të ketë thënë ministria.

Siç njoftohet, nga sot në vend është shpallur 40 ditë zie zyrtare dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Khalifa bin Zayed, djali i madh i presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan, mori detyrën pas vdekjes së babait të tij.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e