Lajme
Page: 108
Qindra veteranë të luftës së fundit, nën udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës me kërkesë të mospërjashtimit të tyre nga kategoritë të cilave do t’u rritet paga minimale, ku janë regjistruar edhe tensione, raporton Anadolu Agency (AA). Protesta filloi pak para fillimit […]
Grupi i parë i haxhilerëve mbërriti në Arabinë Saudite sot, për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA). Një grup prej 358 haxhilerësh nga Indonezia mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar Princi Mohamed bin Abdulaziz në qytetin e shenjtë të Medinës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA. Gjatë dy viteve […]
Në tregun e Kosovës, gjatë këtij viti, është importuar sasi më e vogël e produkteve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, por importet janë paguar më shtrenjtë. Të dhënat e Doganave të Kosovës për periudhën nga janari deri më 20 maj, tregojnë se Kosova ka importuar 1.6 miliard kilogramë produkte të ndryshme, në vlerë […]
750 pako ushqimore janë shpërndarë nga Shoqata Humanitare “Bereqeti” në Mitrovicë. Mbi 1 mijë e 800 pako ushqimore janë të dedikuara për këto komuna dhe Mitrovicën e Jugut në kuadër të projektit për ringjallje ekonomike. Ky aksion i “Bereqetit” vjen në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ku synohet të shpërndahen afër tetë mijë pako ushqimore […]
Në Austri ndodhën 1.061 incidente të racizmit dhe islamofobisë anti-muslimane vitin e kaluar, sipas një raporti të ri të publikuar sot, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas Raportit të vitit 2021 mbi Racizmin Anti-Musliman të publikuar nga Qendra Austriake e Dokumentacionit dhe Këshillimit për Muslimanët (Dokustelle Osterreich), shumica e sulmeve kanë ndodhur në platformat digjitale pasi […]
Muslimanët dhe hebrenjtë në Belgjikë paraqitën sot 127.000 nënshkrime në shenjë proteste kundër një propozimi për ndalimin e therjes së kafshëve duke përdorur rregullat e tyre tradicionale fetare, të njohura përkatësisht si hallall dhe kosher, raporton Anadolu Agency (AA). Në ditën e fundit të rreth dy javëve debate mbi ndalimin e propozuar në rajonin e […]
Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë kryer tetë operacionet e para të fëmijëve, nga ana e profesorit nga Australia, Paddy Dewan, nën asistim të mjekëve nga kjo klinikë dhe stafit të Klinikës së Anesteziologjisë. Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se pacientët ishin me anomali të lindura […]
Në Shqipëri ka hyrë sot në fuqi nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme, pas ndryshimeve ligjore, transmeton Anadolu Agency (AA). Ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me qëllim ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë më 17 mars të këtij viti, ndërsa kanë hyrë në fuqi më […]
Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një grua palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se gruaja, e identifikuar si Ghufran Harun Warasneh, u qëllua pranë kampit Al-Aroub në veri të Hebronit. Fotot dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë viktimën e shtrirë në tokë pasi […]
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ku u diskutua për luftën në Ukrainë, vazhdimin e negociatave të paqes dhe rëndësinë e krijimit të korridoreve të sigurta, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, presidenti Erdoğan i ka thënë […]