Islam
Page: 59
Fëmijët janë bukuria dhe shkëlqimi i kësaj bote, ndërsa ecja e tyre në rrugë të drejtë është dritë dhe kënaqësi e vërtet për sytë e prindërve. Për të qarë është gjendja në xhamitë tona të cilat janë boshe pa prezencën e të rinjve. Të rralla janë ato xhami ku përveç pleqve falen edhe të rinj. […]
Ekziston një ditë, një moment, një çast, kur çdo baba dhe nënë e paramendojnë se është i largët dhe besojnë, se nuk do të vijë shumë shpejt. Ajo ditë është kur ata e shohin vajzën – që dikur zvarritej – para tyre si nuse, e cila niset për në shtëpinë e burrit të saj dhe […]
Motra ime muslimane, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty! Allahu, azze ue xhel, i ka lavdëruar gratë muslimane të cilat janë besimtare, durimtare, e të devotshme dhe i ka përshkruar se ato janë besnike që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Prandaj Allahu, azze ue xhel,kur i ka përshkruar cilësitë e besimtarëve ka […]
Abdullah ibn Selami tregon: Kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ në Medinë, njerëzit shpejtuan kah ai dhe thoshin: I Dërguari i Allahut ka ardhur, i Dërguari i Allahut ka ardhur. Atëherë unë shkova me njerëzit për ta parë atë. Duke ia analizuar fytyrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ e kuptova se fytyra e […]
Për ta filluar një proces edukator të saktë dhe preciz, kemi nevojë që ta fillojmë në formë të planifikuar dhe shkencor, po ashtu kemi nevojë për precizitet dhe saktësi në zgjidhjen e mjeteve dhe metodave të përshtatshme për çdo person në veçanti. Islami e ka themeluar metodologjinë e tij të madhe edukatore në një formë […]
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit. E drejta e prindërve është e madhe, pozita e tyre në fenë e […]
Çdo ditë dëgjojmë dhe shohim pamje dhe forma të ndryshme të mosrespektimit të prindërve nga ana e fëmijëve të tyre, kështu që në anën tjetër çdo herë rritet presioni ynë ndaj tyre, dhe i detyrojmë t’i respektojnë urdhëresat, detyrat dhe ndalesat, e në rast se nuk i respektojnë atëherë i etiketojmë si mosrespektues të prindërve. […]
Muaji Sefer ( Safer) është muaji i dytë në radhë nga muajt hixhri dhe vjen pas muajit Muharrem. Është quajtur me këtë emër ‘sefer’, ngase banorët e Mekes udhëtonin në këtë muaj dhe qyteti mbetej i zbrazur. Të tjerët thanë që emrin e ka marrë shkaku se banorët e Mekes i linin shtëpitë e tyre […]
Allahu, azze ue xhel, fëmijën e bëri kënaqësi për sytë e prindit, dashuri të zemrës së tij, gëzim të shpirtit të tij dhe të natyrshme e konsideroi dashurinë që e ndjen prindi kundrejt fëmijës së tij. Bile në Kur’an, Allahu, azze ue xhel, i lavdëroi miqtë e Tij, se ata i luten dhe i nënshtrohen […]
Kur i kthehem kujtesës së mëhershme, më vijnë ndërmend kujtimet e mia që i kisha rreth pamjes së një burri, të cilin e parafytyroja në ndërgjegjen time dhe doja të ishte bashkëshorti im. Dëshiroja të ishte me veti të mira dhe cilësi të larta, si babai im, i cili ishte burrë në plot kuptimin e […]