RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Samet Tours
Shëndetësi

Studim, konsumimi i vezës shmang sëmundjet kardiovaskulare

Një person i cili ushqehet me një vezë në ditë, në krahasim me ata që nuk ushqehen me vezë, ka më pak rrezik që të sëmuret nga sëmundjet kardiovaskulare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të Science Daily, në studimin e publikuar në revistën “Heart”, një grup i hulumtuesve nga Kina dhe Britania e Madhe hulumtuan marrëdhëniet në mes të konsumimit të vezës me çrregullimet kardiovaskulare, sëmundjen ishemike të zemrës, çrregullimet koronare, goditjen hemorragjike dhe ishemike.

Në studim u përdorën të dhënat nga studimi China Kadoorie Biobank, i cili u realizua me rreth gjysëm milion pjesëmarrës (512 mijë e 891) të moshës 30-79 vjeç nga 10 rajone të ndryshme të Kinës.

Pjesëmarrësit të cilët u zgjodhën gjatë viteve 2004-2008 u pyetën se sa shpesh konsumojnë vezë dhe këta persona u ndoqën për të analizuar normat e sëmundjes dhe të vdekjes.

Për hulumtimin e ri studiuesit u fokusuan në 416 mijë e 213 pjesëmarrës të cilët nuk e kishin sëmundjen e kancerit, çrregullime kardiovaskulare apo sëmunden e diabetit (sheqerit).

Si rezultat i ndjekjes 8-9 vjeçare të këtij grupi, u regjistruan gjithsej 83 mijë e 977 raste të çrregullimeve kardiovaskulare dhe 9 mijë e 985 vdekje nga ky çrregullim si dhe 5 mijë e 103 çrregullime koronare.

Në fillim të periudhës së studimit 131 për qind të pjesëmarrësve kanë thënë se çdo ditë konsumojnë të paktën një vezë dhe 9.1 për qind kanë theksuar se nuk kanë konsumuar asnjëherë apo kanë konsumuar shumë rrallë vezë.

Kur rezultatet janë krahasuar me personat të cilët nuk kanë konsumuar vezë, është gjetur se konsumimi i përditshëm i vezës në përgjithësi ka marrëdhënie me rrezikun e çrregullimeve kardiovaskulare.

Sidomos ata që në një ditë konsumojnë të paktën një vezë, në Kinë në krahasim me shtetet me të ardhura më të larta, kanë 26 për qind më pak rrezik që të përjetojnë goditje hemorragjike, 28 për qind më pak rrezik të vdesin nga goditja hemarrogjike dhe 18 për qind më pak rrezik që të kenë çrregullime kardiovaskulare.

Në anën tjetër në krahasim me kategorinë e atyre që kanë thënë se konsumojnë rrallë herë apo asnjë herë vezë. Ata të cilët konsumojnë çdo ditë vezë kanë 12 për qind më pak rrezik që të ballafaqohen me çrregullimin ishemik të zemrës, i cili del si pasojë të mosushqyerjes së mjaftueshme të muskulit të zemrës.

Veza përmban proteina me kualitet të lartë, vitamina të shumtë dhe komponente bioaktive si fosfolipidi dhe karotenoidi.

Related posts

Hong Kong, 23 milionë dollarë për hulumtimin e Alzheimerit

Kushtrim Guraj

Duhani shton rrezikun për aritmi

Kushtrim Guraj

Si po e dëmton trupin tensioni i lartë i gjakut

Kushtrim Guraj

Qëndrimi i gjatë ulur rrit rrezikun e vdekjes

Hevzi Hasani

Holandë, zbulohet trajtim i ri për osteoartritisin

Kushtrim Guraj

Pse nuk duhet ta ndërroni mjekun?

Kushtrim Guraj

Multivitaminat mund të ndikojnë edhe keq

Kushtrim Guraj

Trajtimet në kushtet e shtëpisë kundër infeksionit të veshkave

Kushtrim Guraj

Hudhra dhe qepa, antibiotikë natyralë

Kushtrim Guraj