RTV Pendimi
Shkenca dhe teknologjia

Samsung Galaxy S9 mund iPhone X

Samsung ka mundur Apple, zyrtarisht, me Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus duke tejkaluar shitjen e telefonave iPhone X dhe iPhone 8 Plus në prill 2018.

Shifrat e reja të shitjeve kanë konfirmuar se Samsung mundi Apple në shitjen e telefonave në prill 2018 me Samsung Galaxy S9 Plus dhe Samsung Galaxy S9 duke tejshitur iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Shifrat vijnë nga Counterpoint’s April Puls, që tregon se Samsung Galaxy S9 Plus është shitja më e madhe me 2.6 për qind të tregut global të shitjeve të telefonëve të zgjuar për muajin prill 2018, bën të ditur T3. Samsung Galaxy S9 në fakt vjen në vendin e dytë, i listuar në 2.6 për qind.

Apple vjen me vendin e tretë me 2.3 për qind për iPhone X por gjithashtu merr vendin e katërt për iPhone 8 Plus në 2.3 për qind dhe vendin e pestë për iPhone 8 me 2.2 për qind.

Ndërsa kjo tregon popullaritetin e Samsung tani, do të mund të ndryshojë së shpejti, pasi Apple do të lansoj deri në katër iPhone të ri në shtator. Në ndërkohë, Samsung gjithashtu do të zbulojë Galaxy Note 9 të këtij viti me telefonat celularë Galaxy S10 dhe Galaxy X që vie në 2019. Pra, ndërsa Samsung dhe Android po e kalojnë këtë periudhë të veçantë, e ardhmja ende është shumë e ndritshme për iPhone dhe iOS të Apple.

Postimet e ngjajshme

AirPod-ët e ri të Apple lansohen zyrtarisht, me bateri të përmirësuar dhe ngarkim ‘wireless’

Qëndrim Ibrahimi

Samsung do të lansoj një telefon të ri Galaxy, më 10 prill

Qëndrim Ibrahimi

A po zhvillon Google telefonin e tyre të palosshëm?

Qëndrim Ibrahimi

Gmail dhe Google Drive po përjetojnë ndërprerje në disa vende të botës

Kushtrim Guraj

Windows 10 ofron mundësinë e shtyrjes së përditësimeve deri në 35 ditë (Foto)

Qëndrim Ibrahimi

Apple planifikon të prodhojë iPad me çmime më të lirë

Armend Emurllahu

Linja e re e smartfonëve Galaxy S10 paraqitet zyrtarisht në Tiranë

Armend Emurllahu

Galaxy S10 cilësohet si telefoni me ekranin ‘më të mirë ndonjëherë’

Armend Emurllahu

Huawei P30 Pro do të mbështes ngarkimin prej 40W

Armend Emurllahu