RTV Pendimi
Goodlife
Kompania Ziel Bau
Auto Lider
Akademi Kuranit
Flyer Fahrschule struga
Të ndryshme

Mjeku turk me famë botërore Dr. Oz: Mendojeni Sirinë të paktën dy minuta

GAZİANTEP/AZEZ (AA) – KEREM KOCALAR –

Kirurgu i famshëm turk i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Dr. Mehmet Oz, theksoi se secili duhet të mbartë përgjegjësi në lidhje me Sirinë dhe Sirianët, ndërsa i bëri thirrje botës ta mendojë Sirinë “të paktën dy minuta”.

Nën organizimin e Drejtorisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Oz u takua me sirianët që jetojnë në kampin e refugjatëve në Nizip të Gaziantepit në Turqi dhe në rajonin e Azezit në Siri.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Oz tha se gjatë vizitës së tij ka përjetuar ndjenja të ndryshme dhe ka ngelur i habitur në disa çështje, ndërsa ka ngelur mjaft i prekur nga rrëfimet e refugjatëve sirianë.

Oz beson se për çdo njeri ekziston diçka që mund të bëhet për refugjatët sirianë dhe Sirinë.

“Lufta është e dhimbshme, por nëse humbin brezin pas luftës, atëherë ky është gabim i ynë”, tha Oz.

Mjeku me famë botërore tregoi përvojën e tij të njohjes me një vajzë me emrin Betul gjatë vizitës.

“E pyeta se çfarë mendonte kur përballej me vuajtje. Ishte vajzë 12 vjeçe. Gjashtë vite më parë kishte ikur nga Siria, pasi shtëpia e tyre ishte bombarduar. Në pyetjen time ajo u përgjigj se gjithnjë kërkon nga shokët e saj të qeshin. E pyeta se si një gjë e tillë është e mundur. ‘Nuk kemi zgjidhje tjetër’, më tha. Ishte vetëm 12 vjeçe, ndërsa ofroi një leksion jete. Të gjithë duhet të marrim mësim nga kjo”, u shpreh Oz.

Oz është i mendimit se disa qarqe nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre në lidhje me Sirianët.

“Një pjesë e shteteve të botës mbështet këto punime, ndërsa një pjesë nuk mban premtimet. Unë them se të gjithë që më dëgjojnë duhet të ulen dhe të mendojnë dy minuta se ‘çfarë mund të bëj unë’. Le të bëjmë diç, qoftë edhe gjë e vogël. Dërgo letër, dërgo top futbolli, ose dërgo një shënim të vogël. Nis një fushatë në rrjetet sociale. Ndihmat e vogla ndonjëherë mund të japin shpresa të mëdha. Mendojeni Sirinë dy minuta”, theksoi kirurgu turk Mehmet Oz.

Postimet e ngjajshme

Është gabim fatal të mësohen njerëzit të mbahen vetëm me ndihma dhe zekat

Kushtrim Guraj

PËR SE U BURGOS UJKU

Kushtrim Guraj

Dashuri e sinqertë!

Kushtrim Guraj

Kontribo edhe ti për Xhaminë “Horizont” në Wels të Austrisë

Hevzi Hasani

Kështu është rrizku yt !

Kushtrim Guraj

PËR NJË PATRIOTIZËM TË VËRTETË

Kushtrim Guraj

Kërko strehim vetëm tek Allahu i madhëruar!

Kushtrim Guraj

DERI SA NUK PAJTOHEMI TË GJITHË  SKA BEREQET

Kushtrim Guraj

Doktorant-ja dhe shkencëtarja e re, Arlinda Amiti, zotëron 8 gjuhë të huaja dhe ligjëruese në universitetin e Bazelit

Hevzi Hasani
%d bloggers like this: