RTV Pendimi
Samet taurs
Hapja e xhamis
Auto Lider
Goodlife
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

KOHË TË ÇUDITSHME

Muslim Shop

Kohë të çuditshme!
Prindërit dhe nënat kujdesen për veshjen dhe ushqimin e fëmijëve dhe e harrojnë mbjelljen e vlerave dhe të moralit.
Kohë të çuditshme!
Punëtorët nuk janë të sinqertë në punët e tyre, me pretekst se pagat i kanë të ulëta dhe harruan se Allahu i bekon në furnizim hallall dhe e shkatërron haramin.
Kohë të çuditshme!
Të rinjtë dhe të rejat kalojnë orë të tëra në ecje nëpër tregje e dëfrim dhe lodhen në rekatin e parë në namaz.
Kohë të çuditshme!
Të rinjtë dhe të rejat dëgjojnë muzikë me gjoks të zgjeruar, kurse, kur e dëgjojnë Kuranin u shtrëngohen gjokset dhe nuk e kuptojnë se hallalli nuk përzihet me haram.
Kohë të çuditshme!
E blejmë atë që e duam dhe e do epshi me qindra, kurse kur e shohim kutinë e lëmoshës, hulumtojmë mos po gjejmë ndonjë para të hekurit, e ta hedhim në kuti dhe krenohemi me atë që e kemi bërë.
Kohë të çuditshme!
E kurdisim alarmin që të mos vonohemi për në punë dhe e harrojmë takimin me Allahun në namazin e sabahut dhe të gjithë e dimë se ka mundësi ta programojmë alarmin edhe për namaz, po edhe për punë.
Kohë të çuditshme!
E shajmë njëri-tjetrin, flasim për nderin e krijesave të Allahut dhe harrojmë se i kemi melaqet me vete që i shënojnë veprat.
Kohë të çuditshme!
Burrat i shohin gratë dhe vajzat e tyre se si vishen dhe i shfaqin bukuritë e tyre, nuk xhelozojnë dhe nuk mërziten fare, me pretekst se ata janë të kuptueshëm dhe të civilizuar.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

THATËSIA SHPIRTËRORE

Irfan Jahiu

ASKUSH NUK E DI DHIMBJEN TËNDE SIKURSE ALLAHU

Irfan Jahiu

MOS E HUMBNI SHPRESËN NË MËSHIRËN E ALLAHUT

Irfan Jahiu

A I KE PARË TË PËRZGJEDHURIT?

Irfan Jahiu

NËNTËMBËDHJETË KËSHILLA PËR JETË MË TË LUMTUR

Irfan Jahiu

CILËS KATEGORI I TAKON?!

Irfan Jahiu

MËSOJI KËTO PESË RREGULLA

Irfan Jahiu

DEGËT NGA ARI

Irfan Jahiu

ÇUDITEM ME KATËR NJERËZ

Irfan Jahiu