RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Meso Kuranin
Auto Lider
Tribuna per Jetimat
Artikuj Bidati

Festa famëkeqe e Shën Gjergjit – historiku dhe sfondi

Meqë jemi në vigjilje të një feste të ashtuquajtur “Shën Gjergji”, e cila festohet në mbare Kosovën dhe e cila nuk ka të bëjë aspak me fenë e muslimanëve, madje edhe si festë shënon ngjarje e ndodhi, lidhet me personalitete, që kanë luftuar fenë Islame, e kemi parë të udhës që në shenjë përkujtimi t’ua sqarojmë vëllezërve dhe motrave muslimane realitetin e kësaj feste. A është feste e muslimanëve? A lejohet të festohet? Nëse jo për ç’arsye?, dhe gjera tjera përkitazi me të. Ajo që na ka shtyrë t’i qasemi kësaj teme ka qenë pikërisht fakti se kjo feste, ndryshe nga te tjerat, paraqet një rrezik shumë herë më të madh për besimin e muslimanit. Derisa festat tjera janë të dëmshme për moralin, personalitetin dhe dinjitetin e muslimanit, kjo festë në mënyrë të drejtpërdrejtë prek besimin e muslimanit, dhe mu për këtë, këtë dite e kam konsideruar ditën, që Allahut i bëhet mëkat dhe përkujtohet fillimi i mëkatit më të madh, shirkut idhujtarisë.

Historia e festës se Shën Gjergji-t

Shën Gjergji edhe pse si feste njihet me këtë emër, ai ishte një kalores, i cili u vra si martir në vitin 303 të erës sonë (pas lindjes se Isaut, alejhi selam) në mbrojtje të përhapjes se fesë së krishtere. Të krishterët të pasionuar pas këtij njeriu “te madh” emërtonin fëmijët e tyre me këtë emër, madje gjate luftërave të kryqëzatave, lufta kundër fesë islame, njeri nga “heronjtë” e tyre njihej me emrin Gjergj, dhe për ta vërtetuar me një fakt shumë modest se si kjo feste bie ndesh me parimet e fesë se muslimanit dhe shënon datat e atyre që luftuan kundër fesë se Allahut, shohim se në Skoci deri në shek. XX nëpër fshatra organizoheshin lojëra me rastin e kësaj feste ku zakonisht dy kalores luftonin përballë njeri tjetrit, por njeri ishte Shën Gjergji e tjetri Musliman. Para se të kalon në piken tjetër të temës, vëlla musliman me lejo të të pyes: Tani a e di se çfarë ke festuar dhe feston?

Shën Gjergji, nga vet emri i saj kuptohet se nuk është islame

Shën Gjergji apo Gjergji i Shenjte nga vet emri nga bën të kuptojmë se nuk është islame ngase në Islam nuk ka Gjergj, nuk ka të shenjtë, nuk ka festë me emër apo datë të tillë. Dhe derisa nuk është festë islame, atëherë përse muslimani ta festojë festën e huaj?! A thua vallë nuk ka festa të tij?! Tek në muslimanët festat janë shënime fetare te caktuara nga Ligjvënësi, Allahu, e të kumtuara nga Pejgamberi alejhi selam. Kur Muhammedi, alejhi salatu ve selam shkoi ne Medine, kishte parë se muslimanët festonin dy ditë, në të cilat argëtoheshin. Kur i pyeti për urtësinë e atyre ditëve, ata i thanë se ato ishin nga tradita e periudhës paraislame të tyre. Ai i ndaloi që t’i festojnë ato ditë dhe iu tha shumë qartë: “Allahu ua ka ndërruar këto dy ditë me dy më të mira: Ditën e Fitër Bajramit dhe Ditën e Kurban Bajramit”. Madje, edhe në rast se ndonjë festë fetare ndërlidhet me ndonjë fe tjetër, prapëseprapë, në kemi segmente, që na bëjnë të dallohemi prej tyre. P.sh: Agjërimi i Ditës së Ashurës, edhe pse është festë, që e shënojnë edhe çifutet, megjithatë, ata lozin, stolisen, zbukurohen, ndërsa ne vetëm agjërojmë. Shën Gjergji dhe shenjtërimi i njerëzve Thamë më parë se Shën Gjergji ka kuptimin Gjergji i Shenjte dhe në bazë të parimeve kishtare, jo krishtere, mund të bësh çka të duash; shenjtëro e mallko, ndero e poshtëro, nuk ka dert…Papa ka të drejtën e shenjtërimit të atyre që do. Kemi pare kohëve të fundit lajmin nga Papa Benedikti XVI për shenjtërimin e paraardhësit të tij, Papës Gjon Pali II. Ndërsa në Islam hoxha nuk ka statutin e shenjtërimit të askujt, madje jo vetëm hoxha, por as Pejgamberët nuk kanë patur të drejtën që të cilësojnë diç të shenjte pa leje paraprake nga Allahu i Madhëruar. Tek ne njeriu sado që të jetë i devotshëm, adhurues, bamirës, besnik, ai meriton respekt, lëvdate, nder, por assesi dhe në asnjë mënyrë shenjtërim. Na mjafton shembull personaliteti i njeriut me të dalluar në faqen e dheut, Pejgamberit më të nderuar, Muhammedit, alejhi selam, i cili nuk pranonte një gjë te tille për vete.

Festimi i kësaj feste dhe rreziku për përkatësinë tone islame

Kjo feste zakonisht festohet me datën 5 maj të çdo viti. Shumë njerëz, me dije e pa dije, mblidhen te teqet, tyrbet, varrezave të “evlijave”, për të kërkuar shërim nga të vdekurit. Therin kurbane, vëzhgojnë ,fërkojnë trupin për gurëve të varrezave, spërkasin vetën dhe familjet herët në mëngjes me ujë me hithra, venë dege pemësh neper shtëpi kinse për t’i mbrojtur nga magjitë, fëmijëve iu venë penj të kuq e të bardhë në duar, e marrëzira të shumta. Festimi i kësaj feste tanimë ka marrë edhe një karakter tjetër. Shumë të rinj e të reja mblidhen në vende të ndryshme, përgatisin ushqime, lozin, këndojnë, harrojnë Allahun, harrojnë fenë, bien në prostitucion, vjedhin, kacafyten e ndoshta edhe vriten ndërmjet vete, e kështu me radhe. Kjo feste në mes tjerash shënon edhe kryqëzatat dhe fetarisht, çdokush që gëzohet për disfatën e muslimanëve, ai është munafik. Kjo festë me këto rite na përkujton fillimin e shirkut-pabesimit. Është shume i fshehte kështu që ndodhë të mendosh se një gjë është e thjeshte ndërsa ajo ta shkatërron fenë. Thotë Pejgamberi, alejhis selam: “O ju njerëz frikësohuni nga shirku sepse ai është më i fshehte sesa të ecurit e buburrecit. I thanë: Si te frikësohemi kur ai është me i fshehte se të ecurit e buburrecit? Tha: Thuani: O Zot na ruaj nëse të bëjmë shirk me dije dhe të kërkojë falje nëse e bej dije “. Kjo festë ta shkatërron fenë dhe tërë veprat që kë bërë. Thotë Allahu: E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve …”(Maide 5). Është prej mëkateve që nuk falen. Thotë Allahu: “Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron”. (Nisa 116). Nuk arsyetohet ai edhe nëse pretendon se i ka konsideruar ata të vdekur si ndërmjetësues tek Allahu. Thotë Allahu: “Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut,…”. (ez Zumer, 3). Ata edhe pse i marrin si të tillë megjithatë nuk do t’iu bëjnë aspak dobi. Dashuria e tepërt ndaj njerëzve duke i ngritur në kult, duke i madhëruar me fjale dhe me zemër është konsideruar pabesim-shirk. Thotë Allahu: “Thuaj: Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë”. (Isra, 56) Formalitetet jo rrallë janë fatale për besimin e njeriut. Vënia e patkonjve në derë, spërkatja me ujë, rruazat kundër mësyshit, penjtë në dorë, regjja me hithra, e gjëra tjera, fatkeqësisht të përhapura tek ne, janë gjera që ardhmërinë e Ahiretit ta shkatërrojnë. Pejgamberi alejhi selam kishte pare një shok të tij me një pe në dore dhe e kishte pyetur përse e mbante atë. Për të më mbrojtur!-iu kishte përgjigjur. Duke ia sqaruar rrezikun e tij peri, respektivisht, besimit në ndikimin e atij peri, Pejgamberi, alejhi selam i tha: Nëse vdes në një gjendje të tillë, ai kurrë nuk do te shpëtojë! – Therja e kurbaneve bëhet vetëm për Zotin, dhe unanimisht, kush therë ndonjë kurban për varr, put, ose njeri, ai ka dalë prej feje dhe ka bere shirk te madh. Thotë Allahu: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve”. Në këtë ajet shume qartë vie në pah elementet kyçe të Islamit, e që janë: adhurimi, therja, jeta dhe vdekja vetëm për Allahun. – Varri i Muhammedit, alejhi selam nuk adhurohet. Pejgamberi, alejhi selam ishte shume i ashpër në këtë aspekt dhe kishte thënë: “O Zoti im mos lejo që varri im të behet idhull, ku do të luten në të. Allahu hidhërohet prej një populli, të cilët varret e pejgamberëve të tyre i shndërrojnë ne xhami”. Pejgamberi, alejhi salatu ve selam, kishte lajmëruar se: “Njerëzit më të këqij, që Kiameti do t’i zë janë ata, që varrezat i shndërrojnë në xhami”. Te gjithë dijetaret islamë njëzëri kanë pohuar se ndalohet puthja apo fërkimi i gurëve te varreve të pejgamberëve apo dëshmorëve, me përjashtim të gurit të zi, haxheru’l esvedit, në Qabe, për të cilin Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, me rastin e puthjes se tij tha: “Ti je guri, nuk bën dëm dhe as dobi, dhe sikur të mos e kisha parë Pejgamberin, alejhi salatu ve selam duke të puthur, nuk do të puthja as unë ty”. – Kjo festë sikur na përkujton dredhitë, mashtrimet dhe malverzimet e disa njerëzve të prishte, të cilët për qëllime komerciale janë në gjendje të bëjnë çdo gjë. Njeri prej tyre kishte qenë në një udhëtim me gomar dhe gjate rrugës gomari i ngordhë. Nuk kishte para ta vazhdonte rrugën dhe çfarë bëri, për t’i mashtruar shtresën e paarsimuar të shoqërisë, e varrosi gomarin dhe rrinte buze varrit. Kur njerëzit kalonin pranë tij e pyesnin: Çfarë ke? Përse mërzitesh kaq shume?, ngase ai shtirej se mërzitet, ai ua kthente: Këtu është varri i një evlijaje. Njerëzit fillonin të linin para dhe kështu ai u pasurua. Më vonë e kuptuan se aty nuk kishte njeri të varrosur porse ishte një gomar i ngordhur dhe se njeriu i kishte mashtruar. – Nëse shkon në tyrbe apo tek ndonjë varr për te kërkuar fëmijë dije se ke gabuar shumë ngase ajo që të ka ndodhur ty iu ka ndodhur edhe pejgamberëve të Allahut. Thotë Allahu: “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm”. (Shura, 49-50). Për me shume shih se si Ibni Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në koment të këtij ajeti ka dhënë një mund të lëvduar. Ai duke komentuar në mes tjerash përmend: “… Ai i jep kujt të doje dhe nuk i jep kujt të do; nuk ka pengues për atë qe donë ta jap sikurse që nuk ka marrës për atë që nuk e jep. Ai krijoi çdo gjë, “I jep kujt të doje vajza”, d.m.th: I dhuron vetëm fëmijë vajza. “I jep kujt të dojë meshkuj”, d.m.th: I jep vetëm fëmijë meshkuj. “ose i jep çifte: meshkuj e femra”, d.m.th: kujt të do prej njerëzve i dhuron fëmijë të përzier, meshkuj e femra” e kë të do e le steril”, d.m.th: nuk i lindin fëmijë fare. Kjo festë e rrënon mision e të gjithë Pejgamberëve, alejhimu selam. Edhe nëse nuk shkon në tyrbe por e feston në shtëpi ke bërë mëkat të madh. Ngase njeriu të pajtoje më të keqen kudo që të jete ajo është sikur të jetë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të. Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Nëse një njeri e mbyt një tjetër në lindje e tjetri në perëndim pajton me të që të dy janë te njëjtë në mëkat”. Andaj vëlla dhe ti motër, kujdesin nga mëkatet, edhe nëse janë të vogla. Kjo për arsye se mëkatet e vogla janë paraardhës të mëkateve të mëdha, janë mure të shtëpisë së madhe, që quhet Mëkat i madh, janë parashenja të tyre.

 

Përgatiti : Sedat Islami

Postimet e ngjajshme

SHKAQET QË NDIHMOJNË NË ULJEN E SHIKIMIT

Kushtrim Guraj

Namazi i “DUHASЁ” (paraditёs)…Namazi i vigjilentёve

Kushtrim Guraj

~ Dita e madhe e Arafatit … Një ditë si kjo ~

Kushtrim Guraj

《Disa Vepra tё cilat shpёrblehen sikur haxhi》

Kushtrim Guraj

Problemet bashkshortore – Një rast i një çifti që më mërziti…

Kushtrim Guraj

Termat e Haxhit:

Kushtrim Guraj

Këshilla të rëndësishme për haxhilerët!

Kushtrim Guraj

Çka lejohet të shihet nga femra muslimane para martesës? A lejohet ta heqë shaminë që t’ia tregojë flokët atij që e kërkon dorën e saj?

Kushtrim Guraj

Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të shev-valit dhe disa çështje që lidhen me këto ditë

Kushtrim Guraj