RTV Pendimi
Auto Lider
Reklama e Fatmirit
Goodlife
Samet taurs
Royal
Mirësjellja - Edukata fetare

EDHE KËTO JANË NGA BUKURIA

Muslim Shop

Bukuri:
Aishja, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, monedhat e arit i fshinte me leckë të parfumosur me misk para se t’i jepte lëmoshë për të varfrit.
Bukuri:
Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, si lëmoshë e jepte sheqerin, ngase e donte atë tepër dhe donte ta fitonte dhuntinë e Allahut, ashtu siç e përmend Allahu: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni…” (Ali Imran: 92)
Bukuri:
Një njeri i cili e ka zakon që kur bie në sexhde, të lutet për atë që e ka në të djathtën e tij dhe në të majtën e tij në namaz. Ajo më mahnitëse është se ai nuk i njeh ata.
Bukuri:
Mësuesja e fëmijëve parashkollorë, për çdo mëngjes ua rregullon disave prej nxënësve flokët dhe rrobat, ngase nga ata, disa janë jetimë apo pa nëna.
Bukuri:
Kur nëna i tubon fëmijët dhe u rrëfen atyre ngjarje nga jeta e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe u jep dhurata, kurse ata e presin me çdo mall takimin me të.
Bukuri:
Një njeri kur e jep një lëmoshë dhe thotë: “O Zot, kjo lëmoshë është për të gjithë të vdekurit nga myslimanët, që për ta nuk ka kush të japë lëmoshë.”
Kaliteni veten që ditët tuaja të jenë përplot respekt, njerëzi, bamirësi dhe jetë.
Mos harro se gjurma e bukur mbetet, edhe nëse mungon pronari i saj.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

JI GJITHMONË ME ALLAHUN

Irfan Jahiu

EDUKOJE SHPIRTIN ME KËTO URTËSI

Irfan Jahiu

A KE DËGJUAR PËR KËTO PESË GJËRA?

Irfan Jahiu

MOS I MBYLL DYERT E ZEMRËS SATE

Irfan Jahiu

TI JE NË BEGATI DHE PO HARRON

Irfan Jahiu

KUJDES SE ÇFARË PO NDODH PËRRETH TEJE

Irfan Jahiu

ME TË HOLLA NUK BLIHET ÇDO GJË

Irfan Jahiu

PROGRAMI I AGJËRUESIT NË RAMAZAN

Irfan Jahiu

JETA I SHËMBËLLEN LULES

Irfan Jahiu