Xhelatina mbretërore – Qumështi i bletës

Ç’është xhelatina mbretërore?

Është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjëndrat e faringut, nga koka e bletëve të vogla punëtore për ushqyerjen e larvave punëtore, meshkujve në fazën e parë dhe larvave të mbretëreshës. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu me emrin “qumështi i bletës”.

Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:

1. Rrit epshin, shton nivelin e hormonit të shtatzënisë dhe të hormonit mashkullor, aktivizon gjëndrën suprarenale.

2. Forcon sistemin reproduktiv duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë).

3. Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatës.

4. Përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glikogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë.

5. Pakëson mundësinë e arteriosklerozës, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak.

6. Kuron varfërimin e gjakut “Aneminë”, sepse rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut.

7. Korrigjon sekrecionet e yndyrave të lëkurës për t’i normalizuar ato dhe nxit asimilimin e ushqimit brenda qelizave të lëkurës.

8. Luan rol antibiotik dhe antimukozë. Përdoret për parandalimin e sëmundjeve infektuese (ngjitëse).

9. Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigant”.

10. Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi.

11. Në lidhje me të sëmurët nga urina diabetikët, ushqimi i bletës mbretëreshë përmirëson përfitimin nga glukoza, prodhon fuqi dhe shton nxjerrjen e hormonit insulinë në qelizat beta të pankreasit.

12. Qumështi i bletës ka ndikim rrënjësor në stabilitetin nervor dhe shpirtëror, sepse rrit konsumimin e oksigjenit nga truri dhe kjo bën që të pakësohet pikëllimi dhe të shtohet përqendrimi, gatishmëria dhe rezistenca.

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të qumështit të bletës:

Ekzistojnë disa sëmundje, mbartësit e të cilave duhet të konsultohen me mjekun e tyre para përdorimit të qumështit të bletës. Këto raste janë:

1. Të sëmurët me astmë.
2. Ata të sëmurë që mund t’ju shkaktohet alergji nga disa përbërës të qumështit të bletës.
3. Gjendjet e rënda e semundjes se keqe (k’a’n’c’e’r)
4. Të sëmurët me tension të ngritur të gjakut.
5. Të sëmurët që vuajnë nga ulcerat dhe infeksionet e gypit tretës dhe nga aktiviteti i lartë i gjëndrave.
6. Foshnjat që pinë gji (nën dy vjeç).