Windows 7 do të shuhet më 2020-ën

Sistemi operativ më i famshëm në botë i Microsoftit, Windows 7, do të shuhet në janar të vitit 2020.

Microsofti dëshiron që të shfrytëzojë këtë mundësi që të bindë përdoruesit të përditësojnë në Windows 10 para se të përfundojë përditësimi i fundit, transmeton Koha.net.

Një raport nga ChannelEye zbulon se Microsofti dëshirën që t’i tregojë të gjithëve se Windows 7 po i afrohet fundit.

“Përfundimi i mbështetjes po vjen më 2020-ën dhe është koha që të kaloni në Windows 10”, ka thënë Louisa Gauthier, kreu i marketingut në Microsoft.