Windows 10 ofron mundësinë e shtyrjes së përditësimeve deri në 35 ditë (Foto)

Windows 10 ofron mundësinë e shtyrjes së përditësimeve deri në 35 ditë (Foto)

Microstoft po provon ta bëjë sistemin e përditësimeve për Windows 10 sa më të lehtë, andaj në këto përpjekje ka përfshirë edhe mundësinë e shtyrjes së përditësimeve deri në 35 ditë, për t’i instaluar në PC.

Ditë më parë, Microsoft bëri një hap shumë të rëndësishëm, duke e ofruar aplikacionin që i detekton automatikisht dhe i largon përditësimet e padëshiruara, transmeton Telegrafi.

Tani, shfrytëzuesit e Microsoft Home e kanë mirëpritur edhe një opsion shumë të rëndësishëm.

Deri më tani, nuk mundësohej shtyrja e përditësimeve për më se një javë. Mirëpo, shfrytëzuesit që ishin duke kryer disa punime, kanë gjetur se mund të bëhen shtyrje deri në 35 ditë, gjë që është pëlqyer shumë.

Kjo formë mundëson të shtyhet, për një kohë të mjaftueshme, në mënyrë që ndryshimet të bëhen kur dëshiron përdoruesi.

Më shumë shumti, kjo iu konvenon atyre që kanë punë të rëndësishme, apo duan të shkojnë në pushime dhe nuk duan ta kenë një llaptop të pa kompletuar. /Telegrafi/