WhatsApp sjell funksionin e shumëkërkuar të sigurisë

WhatsApp ditën e sotme lajmëroi se aplikacioni i komunikimit në Android mund të kyçet me shenjën e gishtit, një funksion i shtuar në versionin iOS që në fillim të 2019-ës.

Aktivizimi i funksionit do të thotë se duhet të përdorni shenjën e gishtit për tu qasur në aplikacion edhe pas qasjes në telefon.

Është një nivel ekstra i sigurisë i ngjashëm e mënyrën e aplikimit në aplikacionet bankare.

Përditësimi ende nuk është i disponueshëm tek të gjitha rajonet por kur të mbërrijë mund ta aktivizoni nga menuja Settings – Privacy.

Përdoruesit mund të zgjedhin të mbajnë aplikacionin e hapur për 1 apo 30 minuta pasi janë qasur me shenjën e gishtit. Madje ofrohet një opsion për të bllokuar shfaqjen e mesazheve në panelin e njoftimeve.

Edhe pse në iOS funksioni është i disponueshëm për Touch  ID por edhe Face ID, në Android është i kufizuar vetëm për skanerin e shenjave të gishtërinjve.