Vlera e dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit dhe Natës së Kadrit

Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja“. (Kasas 68), dhe nisur nga këtu, Allahu,subhanehu ve teala, zgjodhi dhe favorizoi dhjete ditët e fundit te Ramazanit nga ditët tjera te muajit, duke i veçuar ne vlere dhe shpërblim.
Pejgamberi Alejhi selam ne këto dite përpiqej dhe bënte me shume vepra te mira sesa ne ditët tjera, për çka na njofton Aisheja” Pejgamberi Alejhi selam angazhohej ne dhjete ditët e fundit (me ibadet dhe vepra te mira) jo sikurse ne ditët tjera (por shtonte dhe përpiqej me shume)”. (Muslimi)
Këto dhjete net te fundit i ngjallte me ibadete te shumta, si: namaz, dhikr, kur’an, etj. Aisheja na tregon për këtë e thotë”  Pejgamberi Alejhi selam kur vinte dhjetëshi i fundit i Ramazanit, i ngjallte netët (me ibadete), zgjonte familjen e tij prej gjumi, përpiqej (për ibadet te shumte), dhe shtrëngohej (për ibadet) si dhe largohej nga marrëdhëniet seksuale me gratë (e veta) “. (Muslimi)
Gjate këtyre netëve e zgjonte familjen e vet qe te falen dhe ta përkujtojnë Allahun,subhanehu ve teala, nga dëshira e madhe për t’i shfrytëzuar ne pune te hajrit këto net. Ibni Rexheb El Hanbeliu ka thënë: Kur vinte dhjetëshi i fundit, Pejgamberi Alejhi selam, çdo anëtar te familjes se tij qe kishte mundësi për t’u falur nuk e linte pa e zgjuar prej gjumit“.
Pejgamberi Alejhi selam kishte vazhduar te qëndronte ne i’tikaf gjate këtyre dhjete ditëve derisa i kishte ardhur vdekja. Ne dy koleksionet e vërteta te haditheve (BUhariut dhe Muslimit), nga Aisheja rrëfehet se”Pejgamberi Alejhi selam qëndronte ne I’tikaf gjate dhjetëshit te fundit te Ramazanit derisa ia morri shpirtin Allahu,subhanehu ve teala, ndërsa pas vdekjes se tij, gratë e tij qëndronin ne i’tikaf“.
Këtë nuk e kishte bere për tjetër përveçse për t’u veçuar për ibadet-adhurim, për tu larguar prej problemeve ditore, si dhe për ta kërkuar Natën e Kadrit, këtë nate te madhe, e cila tek Allahu,subhanehu ve teala, është me e mire sesa puna e 1000 muajve. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,”  ليلة القدر خير من ألف شهر Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! (Kadr 3)
Ne këtë nate te madhe caktohen caktimet e krijesave për tere vitin; shkruhen te gjallët dhe te vdekurit (caktohet kush lind e kush vdes), te lumturit e te dëshpëruarit, caktohen rizku (furnizimi) dhe exhelet. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,”فيها يفرق كل أمر حكيم Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.“.(Duhan 4)
Allahu,subhanehu ve teala, robërve te Vet nuk ua caktoi se ne cilën nate bie Nata e Kadrit, por e la te fshehte qe t’i shtojnë ibadetet, te jene me te zellshëm gjate këtyre dhjete netëve dhe qe te dallohet ai qe njëmend e kërkon Natën e Kadrit nga ai qe tregohet dembel dhe përtac, sepse kush ka dëshirë dhe kërshëri për diç, do te përpiqet ta arrije atë dhe mundimet, veshtiresite dhe përpjekjet për ta arritur do t’i duken te lehta.
Preferohet kërkimi i kësaj nate ne dhjetëshin e fundit, me konkretisht ne netët tek, meqë ne te dy sahihet është vërtetuar te këtë thënë Pejgamberi Alejhi selam”  Kërkojeni Natën e Kadrit ne dhjetëshin e fundit te Ramazanit; (respektivisht) ne nënëshin e mbetur([1]) (29-ten), shtatëshin e mbetur (27-ten), pesëshin e mbetur (25-ten)”.
Shpresohet qe te jete ne shtatëshen e fundit (27-ten). Ibni Omeri rrëfen se disa shoke te Pejgamberit,Alejhi selam, e kishin pare Natën e Kadrit ne natën e 27-te keshtuqe Pejgamberi Alejhi selam kishte thënë: Po shoh se ëndrra juaj është përputhur ne shtatëshen([2]) e fundit (27-ten), andaj kush ka vendosur ta kërkojë atë le ta kërkojë ne shtatëshen e fundit (ne te 27-ten nate)“. (Buhariu) Ne versionin e Ebu Davudit qëndron” Nata e Kadrit është nata e 27-te“.
Vëlla! Behu kureshtar ta pasosh pejgamberin tënd dhe angazhohu gjate këtyre ditëve e netëve me ibadete e vepra te mira. Prezantohu dhuratave te Allahut,Subhanehu ve teala se ka gjasa qe ta marrësh ndonjë dhe me kurrë nuk do te jesh i pikëlluar apo dëshpëruar. Shpeshtoje duanë dhe përuljen, e sidomos duanë, te cilën Pejgamberi Alejhi selam ia mësoi Aishes kur i pate thënë: O i dërguari i Allahut! Me trego nëse unë e dije për një nate se ajo është Nata e Kadrit çfarë te them ne te? Tha: Thuaj: O Allahu im! Ti je Falës, e do faljen andaj me fal mua!!! (Ahmedi dhe te tjeret)
O Allahu ynë! Na begato dhe beko për agjërimin e Ramazanit dhe faljen ne te, e sidomos faljen gjate Natës se Kadrit dhe na bë ngadhënjyes dhe te pranuar pranë mëshirës Sate!!!([3])
[1] ne nënëshin e mbetur, shtatëshin e mbetur, pesëshin e mbetur…Ajo qe duket sipërfaqësisht është se për qellim e ka patur natën e 29-te, 27-te dhe 25-te. Tajjibiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Shprehja ne hadith: “Ne nënshin e mbetur” e ka për qellim natën e 22-te, sepse 22-i është e nënta e mbetur, shtatëshja e mbetur është nata e 24-te, pesëshja e mbetur është nata e 26-te. Ka thënë Zerkeshiu: E para (nënshi i mbetur) është ne natën e 21-te, e dyta (shtatëshi) është ne natën e 23-te, e treta (pesëshi) ne natën e 25-te. Kështu ka thënë Maliku.
Disa te tjerë kane thënë: Nata e Kadrit bie ne netët tek nëse muaji është i mangët (ka 29 dite) ndërsa nëse është i plote nuk bie përveç se ne netët çift, keshtuqe nënsheja e mbetur komentohet si nata e 22-te, pesëshja e mbetur si nata e 26-te, shtatëshja e mbetur si nata e 24-te…Kjo llogaritje është sipas mënyrës arabe, te cilët posa te kaloje gjysma e muajit, pjesën e mbetur e llogarisin me: kane mbetur kaq, e jo me atë qe ka kaluar…Buhariu rrëfen edhe këtë shtese nga Ikrimeja nga Ibni Abbasi: Kërkojeni atë ne te 24-ten nate“.
Ka thënë Neveviu: Dijetaret kane polemizuar rreth natës se saj (N.K).
–          Një grup kane thënë se ajo një vit është ne një nate ndërsa vitin tjetër është ne natën tjetër. Ky mendim mund te merret si përputhje ne mes këtyre haditheve.
–          Është thënë poashtu se çdo hadith ka ardhe me caktimin e njërës kohe te saj keshtuqe nuk ka kundërthënie ne mes tyre (haditheve). Ka thënë: Kështu kane thënë Imam Maliku, Ahmedi, Thevriu, Is’haku, Ebu Thevri, etj. Këta thane se kjo nate ec (endet) neper dhjetëshin e fundit te Ramazanit (d.t.th: nje vit është ne një nate ndërsa vitin tjetër ne tjetër nate).
–          Është thënë poashtu se ajo endet neper tere Ramazanin, jo vetëm ne dhjetëshin e fundit.
–          Është thënë poashtu se ajo është nate e caktuar dhe kurrë nuk lëviz-endet, madje është thënë se ajo është e caktuar ne te gjitha vitet, qe nuk ndryshon. Bazuar ne këtë, ajo është ne tere vitin. Ky mendim është i Ibni Mes’udit, Ebu Hanifes dhe dy nxënësve te tij.
–          Ibni Omeri dhe një grup sahabesh mendonin se ajo është ne tere Ramazanin, e jo veten ne dhjetëshin e fundit.
–          Është thënë se ajo është ne dhjetëshin e mesëm te Ramazanit (11-20).
–          Është thënë se është ne dhjetëshin e fundit, me konkretisht ne netët tek.
–          Është thënë se është ne dhjetëshin e fundit ne netët çift, siç qëndron ne hadithin e Ebu Seidit.
–          Është thënë se ajo është ne natën e 23-e, ose 27-te. Ky mendim është i Ibni Abbasit.
–          Është thënë: Kërkohet ne natën e 17-te, 21-te, 23-te. Kjo është rrëfyer nga Aliu dhe Ibni Mes’udi.
–          Është thënë nata e 23-te. Ky mendim është i shume sahabeve dhe te tjerëve.
–          Është thënë: Ajo është nata e 24-te. Këtë mendim e perfaqesojne Bilali, Ibni Abbasi, Hasan Basriu dhe Katadeja.
–          Është thënë: Nata e 27-te. Ky është mendim i një grupi sahabesh.
–          Nata e 17-te. Ky mendim është i Zejd Bin Erkamit dhe Ibni Mes’udit.
–          Nata e 19-te. Mnedim i Ibni Mes’udit dhe Aliut.
–          Nata e fundit e Ramazanit.
Komentimi i Ebu Davudit, Avnul Ma’bud.( komenti është huazuar nga CD Kutubu-t-Tis’a)  Shënim i  përkthyesit.
[2] Ne komentin e Sahihut te Buhariut thuhet: Nga forma sipërfaqësore vërehet se për qellim është fundi i muajit (d.t.th: nata e 27-te). Është thënë se për qellim është shtatëshe, fillimi i te cilit është nata e 22-te ndërsa fundi është nata e 28-te. Sipas mendimit te pare, nata e 21-te dhe 23-te nuk hyjnë ne kuadër te kësaj, ndërsa sipas mendimit te dyte, hyn vetëm e dyta (ndoshta për qellim e ka nata e 23-te, e dyta e cekur ne mendimin paraprak) ndërsa nuk hyn nata e 29-te…Pasi qe Ibni Haxheri i cek disa transmetime nga Buhariu, Muslimi dhe Imam Ahmedi, thotë se ne baze te domethënies se tyre, mundësia ose opsioni i pare i komentimit te “Shtatëshes” është me i qëlluar. (Fet’hul Bari, komenti është huazuar nga CD Kutubu-t-Tis’a) Shënim i  përkthyesit.
[3] Marre nga www.islamweb.net, Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 13-10-2005, e enjte, Brunei Darussalam