Ujë i ngrohtë apo i ftohtë? Përfitimet dhe dëmet

Trupi i një të rrituri përbëhet nga 50-60 për qind ujë. Ai është jetësor për shëndetin tonë dhe luan rol kryesor në funksionim normal të trupit. Por, pyetja që na mundon të gjithë është, si duhet ta pimë atë, të ngrohtë apo të ftohtë?

Shumë prej nesh kanë tendencën për të zgjedhur një gotë me ujë të ftohtë, sidomos kur rriten temperaturat, pasi jep një shije më të mirë dhe është më freskues.

Sipas studimeve, uji i ftohtë nuk është i mirë për shëndetin dhe më mirë sugjerohet të konsumohet ujë i ngrohtë, pasi është më i dobishëm për organizmin.

Më poshtë po ju tregojmë disa nga përfitimet e ujit të ngrohtë dhe dëmet që sjell për shëndetin uji i ftohtë.

Uji i ftohtë krijon probleme me tretjen

Konsumimi i ujit të ftohtë sjell tkurrjen e enëve të gjakut, duke penguar tretjen. Kjo mund të shkaktojë probleme në stomak, dhimbje abdominale dhe kapsllëk.

Uji i ftohtë ngadalëson ritmin e zemrës

Pirja e ujit të ftohtë mund të ngadalësojë ritmin e zemrës. Temperatura e ujit vepron si një stimul për nervin ‘vagus’ duke ulur ritmin.

Krijon mukozë në trup

Pirja e ujit të ftohtë shkakton përhapjen e mukozës në trup. Sistemi juaj imunitar përkeqësohet dhe mund të krijojë situata të pakëndshme, që nga rrjedhja e hundëve e deri të probleme më të rënda.

Ujë i ngrohtë shërben si pastrues toksinash për organizmin

Pirja e ujit të ngrohtë, sidomos në mëngjes ju ndihmon që të largoni toksinat nga trupi. Për të pasur rezultatet më të mira, mjafton të shtoni një fetë limoni në të, pasi vitamina C, e cila ndodhet me shumicë te limoni, u ndihmon për rigjallërimin e qelizave, ndërsa uji largon helmet.

Uji i ngrohtë ul nivelin e stresit

Kur ndiheni të stresuar provoni të pini një gotë me ujë të ngrohtë, pasi kjo do të ndihmojë që sistemi nervor të funksionojë siç duhet. Hidratimi i trupit ju mban rezistentë ndaj stresit.

Uji i ngrohtë u ndihmon të humbni peshë

Pirja e ujit të ngrohtë do të nxisë metabolizmin të aktivizohet plotësisht. Uji i ngrohtë rrit temperaturën e trupit dhe ndërsa trupi juaj përpiqet të kompensojë ndryshimin në temperatura, kaloritë fillojnë të digjen.