“Gjarpërit mëshoji në kokë e jo në bisht se herdo-kurdo të kafshon nëse e lë të gjallë”
Kështu i kam dëgjuar pleqt tanë duke thënë. Fjalë e urtë që po vërtetohet çdo ditë e më shumë. Si duket këto ditë ky gjarpër pas një plage të madhe pak qenka shëruar dhe sikur dëshiron të kafshoj. Ky çfar ivica daçiq(me shkronja të vogla)-kryeministër i Sërbisë edhe një herë dëshiron t`i provokojë shqiptarët e Luginës në veçanti por të mbarë botës në përgjithësi. Ai deklaron se do ta heq lapidarin e UÇPMB-së, për të cilin ka dhënë edhe afat maksimal.Si duket shkijet nuk u mjaftuan fillimisht me vrasjen e popullatës shqiptare në ato anë gjatë luftës së UÇPMB-së, por pas saj vazhduan me vrasjen e ushtarëve dhe komandantëve, më vonë edhe përndjekjen, dëbimin apo edhe burgimin e tyre. Tash së fundmi ky ivica pasi ka kryer punë me të gjallët e ushtrisë dëshron as shenja të tyre të mos mbeten e as të mos kujtohen nga pasardhësit e atyre që vdiqën gjatë asaj lufte. Kështu tash i është kthyer luftës me të vdekurit, apo me lapidarët e tyre.Zot i madh, sa të poshtër janë këta shkijet edhe betoni mbi të cilin shkruhet emri i shqiptarit atij i pengon dhe do ta shkulë nga toka.Nejse neve shumë nuk habitemi sepse ata gjithmonë kështu kanë qenë, por nganjëherë po
them me vete shyqyr që po ndodhin disa raste të tilla e ndoshta disa “tipave” po ua rikujtojnë se kush është shkau të cilët mendoj se shpejt kanë harruar.
-Nëse rrënohen këto lapidare kjo do të ishte një humbje e madhe për tërë shqiptarët e në veçanti për Kosovën të cilët me qef apo me zor janë në bisedime me shkijet dhe do të tingëllonte shumë qartë se ata nuk duan qetësi e as miqësi me neve por vetëm shkatërrim dhe deri në vdekje armiqësi.
-ivica daçiqin e këshilloj që të ketë kujdes e mos të bëjë lojëra ta reja në rajon duke menduar se i vrau, burgosi apo dëboi ushtarët e UÇPMB-së. Ai edhe mund të rrënojë lapidare por nuk do të mund të rrënoj zemra shqiptare kudo qofshin. Nuk rrënon vullnetin e këtij populli. Ashtu si u kemi bërë ballë me vite po të jetë nevoja u bëjmë prapë, bile kësaj here nuk do të ndalemi në gjysëm por fjalën e urtë të përmendur në fillim do ta dërgojmë në vend. Prandaj le të heqë dorë nga provokimi, askush nuk po i bënë asgjë, lëri njerëzit rehat me telashet e veta, e mos i mbështet për muri duke i detyruar pastaj të kundërpërgjigjen gjë të cilën nuk e do askush as edhe ti.
-daçiq nëse mendon se UÇPMB-ja ka vdekur të betohem në Zot që është Një që e ke gabim. Derisa ekziston shqiptar deri tek i fundit të gjithë janë ushtarë, përveç disa tradhëtarëve qe poulli i di përmes veprave të tyre.
-daçiq, po habitem me ju shkijeve qysh po keni fytyrë me kërku diçka në Mitrovicë kur e dini se asgjë s`ju takon ndërsa në anën tjetër nuk na leni rehat atje ku neve na takon, atje ku prej kur eshte “kurdis dunjaja” shqiptarët kanë jetuar-Kosovë Lindore.
-daçiq përmes këtij provokimi të radhës të betohem se nuk ke për të arritur asgjë, por vetëm ke për ta qartësuar edhe më shumë të kaluarën tënde, të shtetit, politikave, pabesive…tuaja dhe ke për të krijuar imazhin tënd, të shtetit, politikës…tënde për të ardhmen.
-Nëse e rrënon atë lapidar do të jesh i rrënuar vet duke treguar veten kush je. Ndërsa ne nga një aspekt fitojmë dhe të falënderojmë që me veprat tua nuk po na lejon të ndryshojmë mendimin tonë qe e kemi për ju shkijeve se nganjëher dikujt po mundoheni të ja ndërroni bindjet duke u munduar t`i bindnin se jeni burra të mirë.
-Kurrë mos e harro, ti as të tjerët, se ajo tokë është ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë, e aty ku derdhet gjaku i dëshmorit nuk ka vend armiku. Aty është temeli i shtetit tonë pa marrë parasysh cirkuzeve që ti i bënë atje.
-O Zot kush bën zullum mbi atë popull atje, kush e prek atë lapidar në të cilin s`ka asgjë të keqe veç emrave të dëshmorëve, as foto, e as kërcënim, as armë, e municion, as tanke e as aeroplan, shkatërroje atë zullumqar, bëje shembull për të tjerët, mësim për të mençurit, dhe histori për pasardhësit. Kurrë shpirti i tij dritë mos pastë në këtë botë se për tjetrën dyshim nuk ka.
-Askujt nuk ja duam të keqen, nuk duam ta luftojmë e as ta provokojmë, veç nuk pranojmë e as nuk lejojmë që të tjerët të luajnë me neve. Kanë shkuar kohët e lojërave, është kohë e realitetit për ata që kanë sy të shohin. Na po i lëmë politikanët tanë mos po bëjnë kinse diçka se tek e fundit vallahi dikur edhe na pëlcasim ashtu qysh na njeh ti mirë.
-O Zot na bashko neve shqiptarëve, na bëjë të sinqertë me Ty e pastaj edhe mes vete, largoje interesin personal nga ne, largoji hilet dhe inatin. Largoje frikën dhe dobësinë, ktheje guximin dhe krenarinë. Përmirësoji udhëheqësit, të gjithëve na e kujto se do të vdesim faqebardhë ose faqezi.
Zoti i mëshiroftë të gjithë ata që i kundërvihen të keqes, zullumit dhe armiqësisë, Zoti i mëshiroftë ata që vdiqën për vendin, nderin dhe krenarinë e tyre, na bashkoftë me ta në Xhenet atë ditë kur vdekja na godet!
UÇPMB-ja s`ka vdekur!
Lulzim MEHMET Susuri
6.1.2013