Turqia synon rekordin Guinness në transplantin e mëlçisë

Një universitet turk në qytetin Malatya në lindje të Turqisë ka filluar pesë operacione të njëkohshme të transplantimit të mëlçisë në një përpjekje për të arritur rekordin botëror Guinness, raporton Anadolu Agency (AA).

Profesori në Universitetin Inonu në Malatya, Sezai Yılmaz, bëri të ditur se sot do të realizojnë operacionet mbi pesë marrës dhe dhurues në dhjetë dhomat e operacionit.

“Shpresojmë të sjellim sukses në axhendën e vendeve tona. Ne po ashtu kemi mirëpritur profesorë të tjerë si dëshmitarë ndërkombëtarë në këtë rast”, tha Yılmaz.

Şükrü Emre nga Universiteti amerikan Yale, si dëshmitarë deklaroi se ky operacion është i rëndësishëm jo vetëm, por edhe për botën.

Një zyrtar nga Ministria turke e Shëndetësisë, Ahmed Tekin, nga ana e tij tha se se gjatë vitit 2000 qindra pacientë fluturuan jashtë vendit për transplantim të organeve, por në vitin 2019 qindra pacientë filluan të preferojnë Turqinë për transplantimin e organeve.

Qendra Mjekësore “Turgut Özal” në Universitetin Inonu ofron rreth 250 transplantime vjetore dhe po ashtu është një qendër trajnimi ku qindra njerëz janë trajnuar për të punuar në Turqi.

Guvernatori i qytetit Malatya, Aydın Baruş, tha se ata ndjehen krenarë për këto operacone, duke shtuar se deri në ditët e sotme janë realizuar rreth 2.500 transplantime të mëlçisë.

Nga ana tjetër, pacienti me transplantimin e mëlçisë, Hakan Doğan, tha se për këtë operacion ka pritur më shumë se gjashtë muaj. “Shpresojmë që të kthehemi në gjendje të shëndetshme sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ai.

Operacionet pritet të përfundojnë në orët e mbrëmjes.