Në prodhimin e mjeteve ajrorë pa pilot Turqia ka arritur në nivelin e konkurrimit me gjigandët botërorë.
Mjeti fluturues pa pilot prodhimi vendas “Bayraktar”, qëndroi në qiell për 24 orë duke shënuar kështu një sukses i madh.
Pas këtij suksesi qëndron një ekip prej 90 vetash, ndër të cilët 60 janë inxhinierë.
Kompania prodhuese, pavarësisht se Forcat e Armatosura Turke kanë porositur një mjet fluturues, që mund të qëndrojë 10 orë në ajër, kohëzgjatjen në qiell të avionit e ka rritur në 24 orë duke shpalosur kështu edhe nivelin që ka arritur Turqia në këtë fushë të teknologjisë.
Ky prodhim nuk do të jetë vetëm në shërbim të ushtrisë turke, por do të eksportohet në shumë vende të botës.
Ky prodhim së shpejti do të jetë në inventarin e ushtrisë turke, si dhe do të eksportohet në shumë vende duke filluar nga Katari.