Trileqe

Per pandispanjen duhen:

250gr miell te zakonshem

400gr sheqer pluhur
6 veze te medha (te ndara te bardhat nga te verdhat)
10gr pluhur pjekjes
5gr vanilje
125ml qumesht te plote
pak gjalpe

Per kremin me qumesht duhen:

350gr qumesht pluhur
240ml qumesht i kondesuar
240ml pana per embelsira
rum (fakultative)

Pergaditja:

Pergadisim kekun:Ngrohim paraprakisht furren ne 180 grad celsius.Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket ose katrore dhe e leme ne nje ane (13cm X 33 cm).
Ne nje tas rrahim te bardhat e vezeve me shpejtsi te ulet derisa te formohet nje krem i bute.Shtojme sheqerin gradualisht dhe vazhdojme rrahjen derisa te formohet nje mase kompakte dhe e qendrueshme.
Shtojme nje te verdhe veze dhe e rrahim mire derisa te bashkohet me kremin e te bardhave dhe te njejten gje e bejme edhe me te verdhat e tjera.Gjithashtu shtojme dalngadale miellein,pluhurin e pjekjes dhe qumeshtin duke vazhduar rrahjen (e bejme shpejt qe perberja te mos humbasi volumin).Shtojme vaniljen.E fusim ne furre dhe e pjekim derisa keku te marre nje siperfaqe te arte,per rreth 25 min.

Pergatisim kremin me qumesht:Ne nje tas tjeter e rrahim qumeshtin pluhur,qumeshtin e kondensuar dhe panen me shpejtsi te larte.
E heqim kekun nga furra dhe kur te jete akoma i ngrohte dershim kremin me qumesht mbi te.
E leme te pushoje dhe te ftohet ne temperature dhome.Me pas e mbulojme me nje leter transparente dhe e fusim ne frigorifer derisa te ftohet plotesisht,minimumi 4 ore ose gjithe naten.