Torte tri-shtresore me keksa të bluar

Ngrohni furrën në 160 gradë. Merrni një tepsi dhe spërkateni me vaj.

Merrni biskotat e thërrmuara dhe përzieni me gjalpin e shkrirë. Shtrini masën e fituar në tepsi dhe butësisht shtypeni me dorë që të formohet një lloj pete.

Futeni tepsinë në frigorifer ndërkohë që përgatisni pjesën tjetër të ëmbëlsirës.

Merrni një enë dhe në të tundni fort djath kremin derisa të fitohet një masë kremoze. Shtoni sheqerin dhe vanillën dhe rrahni sërish.

Më pas shtoni vezët një nga një duke e rrahur masën vazhdimisht. Më pas shtoni edhe jogurtin grek dhe gjalpën e kikirikut. Përzieni ngadalë por kujdes mos ta teproni me përzierje.

Derdheni masën tek tepsia dhe rrafshojeni. Futeni ne furrë dhe pjekeni për 35 minuta.

Shkrini cokollatën në mikrovalë ose në avull dhe pastaj mbulojeni ëmbëlsirën me të.

Shërbejeni të ftohtë. Ju bëftë mirë!