Rtv Pendimi

TORT ROLET

NEVOJITEN 
 
 12 vezë
340 gr sheqer
120 gr arra të grira
1/2  l qumësht
40 gr miell
250 gr margarinë
50 gr çokollatë për gatim
2 lug miell
 
PĂ‹RGATITJA

 I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Gjashtë të verdha i hedhim në enën për përzierje dhe gjashtë në një enë anash. Pastaj në enën për përzierje hedhim 100 gr sheqer dhe i rrahim me mikser. Me mikser i rrahim edhe të bardhat. Në enën me të bardhat e rrahura i shtojmë të verdhat e rrahura. Përziejmë me lugë. Në enë shtojmë 40 gr miell dhe 60 gr arra të grira. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa. Në tavë shtrojmë letër dhe e derdhim brumin në të. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.
   Ndërkohë e përgatisim kremin. Në tenxhere në zjarr hedhim 60 gr sheqer dhe një lugë ujë. Pasi zien sherbeti, e heqim tenxheren nga zjarri dhe hedhim në të 60 gr arra të grira.
   Në tenxhere tjetër në zjarr e hedhim pjesën më të madhe të qumështit dhe sheqerin e mbetur. Në enën me qumështin e mbetur i hedhim 6 të verdhat e vezës dhe përziejmë me tel kuzhine. Shtojmë 2 lugë miell. Duke përzier pandërprerë me tel, në qumështin e valuar në tenxhere i shtojmë të verdhat e zbutura. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri. E lëmë të ftohet.
   Në enën për përzierje e hedhim masën me arrat e grira, margarinën dhe kremin me të verdha të ftohur. E rrahim me mikser, derisa të bashkohet kremi. Një të tretën e kremit e vëmë në një enë anash. Në anën e rrallë të rendes, në enën për përzierje e grijmë çokollatën.
   E lyejmĂ« pandispanjĂ«n me kremin me çokollatĂ« tĂ« grirĂ«. Pastaj, me ndihmĂ«n e letrĂ«s, pandispanjĂ«n e mbĂ«shtjellim nĂ« formĂ« roleje. RolenĂ« e mbĂ«shtjellim nĂ« letĂ«r dhe e vĂ«mĂ« nĂ« frigorifer pĂ«r t’u shtrĂ«nguar.
   Rolenë e lyejmë me kremin e verdhë. Pastaj e presim në copë. 

TĂ‹ NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DĂ‹RGO MESAZH