Teleskopi Hubble zbulon yllin më të largët

Teleskopi Hapësinor Hubble i Agjencisë Amerikane të Aviacionit dhe Hapësirës (NASA), gjatë vëzhgimeve të thella në hapësirë ka regjistruar një yll i cili është 9 miliardë vite dritë larg Tokës.

Gjatë ekzaminimit të një shpërthimi supernova nga hulumtuesit e NASA, ylli i kaltër gjigand nga i cili arritën të marrin pamje falë një efekti optik të veçantë që doli rastësisht, u bë ylli më i largët që është regjistruar deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi hulumtues në krye me Patrick Kelly nga Universiteti Minnesota i SHBA-ve, yllin e sapozbuluar e emërtuan “Ikarus”, duke u frymëzuar nga heroi në mitologjinë greke.

Shkencëtarët të cilët vëzhgonin një shpërthim të supernova në afërsi të galaksisë “MACS J1149+2223” që është i largët 5 miliardë vite dritë nga Toka në vitin 2016 brenda kësaj galaksie kanë vërejtur një ndriçim që më parë nuk ishte i pranishëm atje.

Hulumtuesit pas analizave të ngjyrës gjetën se ndriçimi në fjalë është një ylli i kaltër gjigand në një largësi. Ata theksojnë se ylli në fjalë ka mundur të vëzhgohet pasi që një yll i madh përafërsisht sa Dielli ka ndryshuar vendin e tij.

Udhëheqësi i hulumtimit, Kelly tha se “Për herë të parë mund të shikojmë se një yll i vetëm del në pah me efekte zmadhuese. Ky yll i vetëm është rreth 100 herë më larg nga ylli i vetëm që mund ta shohim jashtë shpërthimeve supernova”.

Nëse merret parasysh se mosha e universit është rreth 13.7 miliardë vite dritë, shkencëtarët thonë se ylli i zbuluar në një largësi prej 9 miliardë vite dritë është një zbulim i mrekullueshëm në aspektin e hulumtimit të fazës së parakohshme të universit.

Ndërkohë me aktivizimin e Teleskopit James Webb të NASA në vitin 2020, ky teleskop me pajisje optike më të sakta, parashihet të bëhen zbulime më të hollësishme. Teleskopi Hapësinor Hubble që nga viti 1990 është duke bërë vëzhgime në hapësirë.