Gjuajtje me armë zjarri brenda selisë së Youtube

Punonjësit e YouTube kanë raportuar se një gjujatës me armë zjarri është duke shtënë brenda në ambientet e selisë së Youtube, në San Mateo, Kaliforni.

Punonjësi i Youtube, i identifikuar si Vadim Lavrusik shkroi për ngjarjen në Twitter, duke thënë:

Është një gjuajtës me armë që po gjuan në selinë e YouTube. Dëgjova të shtëna dhe pashë njerëz që vraponin, ndërsa unë isha në tavolinën time. Tani unë jam ngujuar brenda një dhome me disa kolegë”. /MESAZHI/